• |
ide | kryesore

7 muaj nga dalja e Sars-Cov-2/ Çfarë po ndodh me gjetjen e një ilaçi kundër tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë kaluar 7 muaj që kur u zbulua se Sars-CoV-2. Përpjekja për të gjetur një kurë është e madhe në të gjithë botën, por nga të gjitha barnat e testuara, aktualisht vetëm 3 kanë provuar të jenë vërtet efektive dhe të sigurta: remdesivir, dexamethasone dhe enoxaparin.

“Optimizmi i muajve të fundit për gjetjen e një kure është zvogëluar disi” – thotë Filippo Drago, profesor i Farmakologjisë në Katania. Sipas tij eksperimentet ende nuk kanë përfunduar, por fatkeqësisht ato nuk kanë dhënë përparim të madh. Ai thotë se po punonte për një ilaç për të cilin kishte shpresa të mëdha në fillim, por 2 studime u mbyllën për shkak të mungesës së të dhënave pozitive.

E vetmja terapi e aprovuar për Covid është Remdesivir, një antiviral anti-Ebola që në studime ka treguar aktivitet interesant. Ilaçi që ka qenë vetëm për përdorim spitalor, tani ka dalë në treg prej rreth një muaji me emrin Veklury, pas miratimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (Ema).

Gjithsesi edhe ai është ende i vështirë të gjendet dhe porositet me anë të procedurave të veçanta. Remdesivir mund të përdoret vetëm në pacientë 12 vjeç e lart ose të rritur me pneumoni që kërkojnë terapi shtesë të oksigjenit.

Dy ilaçet e tjerë të efektshëm kundër koronavirusit janë deksametazoni, një kortikosteroid shumë i fuqishëm dhe enoksaparina antikoagulante. I pari konsiderohet një mundësi trajtimi për pacientët që kërkojnë terapi me oksigjen ndërsa i dyti është përdorur më shumë kundër mpiksjeve të gjakut.

“Ilaçet e tjera nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara – thotë Filippo Drago duke përmendur hidroksiklorokinën. Ajo paraqet një rrezik të lartë të efekteve anësore, veçanërisht tek të moshuarit, për shkak të toksicitetit të saj kardiak.

Në Itali mbetet ende i debatueshëm çështja e barnave që duhet të përdorin pacientët që trajtohen në shtëpi. Shtetet e Bashkuara, por edhe Itali po shohin me prioritet edhe trajtimin me anti-trupa. Një laborator në Siena identifikoi 3 antitrupa super të fuqishëm në gjakun e 15 pacientëve që mund të kthehen më pas edhe në ilaçe. Për këtë testet te njeriu pritet të fillojnë në fund të vitit.

Rezultate të mira gjithashtu ka edhe nga kompania e bioteknologjisë Regeneron në Shtetet e Bashkuara, e cila ka krijuar një koktej të antitrupave kundër infeksionit Sars-CoV-2. Një tjetër kompani e madhe farmaceutike, Eli Lilly & Co (SHBA), gjithashtu po teston antitrupa. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. “Ilaçet e tjera nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara – thotë Filippo Drago duke përmendur hidroksiklorokinën. Ajo paraqet një rrezik të lartë të efekteve anësore, veçanërisht tek të moshuarit, për shkak të toksicitetit të saj kardiak.”

    Po mër po, pallavra i keni. O lapsi jeni bërë kokrrat e mashtruesit! O njerez rrini larg spitaleve se do ju vdesin fare! Mundohuni te gjeni hidroksiklorokine, zink dhe antibiotik që e bejne punën pa efekte anësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *