• |
ide | kryesore

Ajo që duhet mbajtur mend nga debati kaotik Biden -Trump

-Instant, Arkiva, Kryesore, Planet



Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga sulme të ndërsjellta, shpesh me ndërprerje fjale e në disa raste me ofeza direkte. Dy pretendentët në zgjedhjet presidenciale amerikane u angazhuan në shkëmbime me tone luftarake në debatin e tyre të parë presidencial.

trump bidenDebati u zhvillua në sallën “Sheila and Eric Samson” në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos, ndërkohë që mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit. 

Debati u drejtua nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace. Këtë radhë, siç ka ndodhur që nga viti 1988, debati po sponsorizohet nga Komisionki i Debateve Presidenciale.

Pak sekonda pas fillimit të debatit, Presidenti Trump ndërpreu rivalin Joe Biden, ndërsa gjatë debatit,dukshëm i irrituar, nënpresidenti Biden e quajti presidentin “palaço”.

COVID-19

“Presidenti nuk ka plan,” tha zoti Biden, duke folur për reagimin e administratës ndaj pandemisë. “Ai e dinte se ishte sëmundje vdekjeprurëse dhe nuk iu informoi ju (popullin amerikan)”.

Presidenti Donald Trump tha se tubimet e tij për fushatë nuk kanë pasur ndikim negativ tek pjesëmarrësit që nuk ndjekin rekomandimet për distancim fizik.

Ai u shpreh se nuk është kundër maskës, duke nxjerrë një maskë nga xhepi dhe duke thënë “Unë vë maskë kur është e nevojshme”.

Por ai shtoi se në aktivitetet e tij vijnë “35 mijë deri në 40 mijë pjesëmarrës,” duke shtuar se rivali i tij Joe Biden zhvillon aktivitete të papërfillshme “ku i vijnë vetëm tre vetë”.

Zoti Biden ka zhvilluar aktivitete më të vogla fushate, ku njerëzit qëndrojnë në distancë fizike nga njeri-tjetri. Duke e cilësuar presidentin “plotësisht të papërgjegjshëm” në ragimin ndaj COVID-19, zoti Biden tha se presidenti “është budalla në këtë temë” dhe shtoi se zoti Trump mendonte për maskë vetëm kur ishte për interes të tij dhe jo të tjerëve.

Gjatë diskutimit lidhur me temën e vendit bosh në Gjykatën e Lartë, debati devijoi tek COVID-19 dhe presidenti tha, pa ofruar prova, se 2 milionë njerëz do të kishin vdekur nëse Joe Biden do të kishte qenë president gjatë pandemisë.

Drejtuesi i debatit, gazetari Chris Wallace iu lut disa herë Presidentit Trump të ndalte komentet për COVID, meqë ajo temë do të diskutohej më pas. Ai e pyeti presidentin nëse do të zëvendësonte planin për kujdes shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama.

Presidenti tha “Së pari, më duket se debatin po e zhvillojmë ne të dy, dhe jo unë e Joe Biden. S’ka problem. Nuk më vjen çudi”.

Zoti Biden shpesh qeshte nën buzë gjatë komenteve të presidentit, por në disa raste dukej qartë i irrituar.

“Fakti është se çdo gjë që thotë ai (presidenti) është thjeshtë gënjeshtër. Nuk kam ardhur këtu për t’u marrë me gënjeshtrat e tij. Të gjithë e dinë se është gënjeshtar”.

Gjatë një tjetër momenti kur presidenti po ndërhynte, zoti Biden tha “Ia ka njeri idenë se çfarë po bën ky palaço?”

Trazirat Sociale/ Grupet Ekstremiste

Gjatë diskutimit të trazirave të fundit sociale, i pyetur nga drejtuesi i debatit, Chris Wallace nëse do të dënonte supremacistët e bardhë dhe grupet e tjera ekstremiste, presidenti nuk dha një përgjigje të qartë:

“Do të thoja se thuajse të gjitha problemet që shoh janë shkaktuar nga e majta, jo nga e djathta,” u përgjigj presidenti. “Jam gati të bëj çdo gjë. Dua të shoh paqe”.

Pas ngulmimit të gazetarit Wallace, zoti Trump tha “Si doni ju që t’i quaj. Ma thuaj, më jep një term”.

Më në fund, presidenti tha “Përmbahuni, qëndroni gati “Proud Boys”. Në fakt, duhet të bëjmë diçka në përgjigje të Antifa-s sepse ky nuk është problem i së djathtës, por i së majtës”.

“Proud Boys” është një organizatë e ekstremit të djathtë, ndërsa Antifa është grupim që përfaqëson grupe e individë të kahut të majtë.

Pasuesit e Antifa-s kanë marrë pjesë në protesta me thirrjet kundër racizmit, por nuk ka prova të konsiderueshme që mbështesin pretendimet e republikanëve se anëtarët e Antifa-s kanë qenë pas akteve të dhunshme në protesta.

Vota Afrikano-Amerikane

Dy konkurrentët u përpoqën gjatë debatit të tërheqin votën e komunitetit afrikano-amerikan. Zoti Biden ngriti pyetjen me një ton ironik: “Ky burrë është shpëtimtari i afrikano-amerikanëve? Ai nuk ka bërë praktikisht asgjë”. Ish-nënpresidenti demokrat tha se 1 ndër 1000 afrikano-amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi dhe nëse presidenti nuk vepron menjëherë, shifra do të rritet në 1 ndër 1500.

Presidenti e zhvendosi diskutimin nga COVID-19, tek ligji kundër krimit i miratuar në 1994, në të cilin zoti Biden ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë, i cili forconte ndëshkimet për persona që kapeshin me drogë.

Presidenti tha “Unë po i nxjerr njerëzit nga burgu,” duke shtuar se zoti Biden i kishte trajtuar afrikano-amerikanët “më keq se kushdo tjetër në këtë vend”.

Në​ Shenjestë​r Anë​tarë​t e Familjes

Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden nuk kursyen as sulmet që shënjestronin persona të familjes.

Kur zoti Biden po thoshte se marrëveshjet tregtare të administratës Trump me Kinën nuk kishin dhënë rezultatet e dëshiruara, presidenti i preu fjalën duke përmendur pretendimet e ngritura më parë ndaj djalit të rivalit të tij, Hunter Biden dhe kontratave të tij me kompani të huaja.

Presidenti tha se Hunter Biden ka fituar miliona në mënyra të pandershme nga Kina dhe kompani të huaja, duke rigjallëruar akuza që janë diskredituar. “Nuk është e vërtetë,” tha zoti Biden, duke shtuar “Mund të vazhdojmë gjithë natës me gjërat që ka bërë familja e tij”.

Presidenti e ndërpreu duke u përgjgijur se fëmijët e tij kishin lënë punë me fitime të mëdha për të shërbyer në qeveri “që të ndihmojnë popullin” gjë që u pasua nga ndërhyrja e gazetarit që u përpoq të kontrollonte shkëmbimet gjatë debatit.

Zoti Biden iu drejtua kamerave me një koment për votuesit, gjë që bëri disa herë gjatë debatit, duke u shprehur “Këtu nuk bëhet fjalë për familjen time apo të tij (të presidentit. Por për familjet tuaja”.

Taksat e Presidentit Trump

Presidenti Donald Trump nuk pranoi të thoshte nëse do të bënte publike dokumentet fiskale, siç pat premtuar.

Gjatë debatit, presidenti u pyet lidhur me një artikull kohët e fundit ngaThe New York Times se ai ka paguar vetëm 750 dollarë taksa për të ardhurat vitet e fundit. Megjithë premtimet, presidenti nuk dha një date specifike për datën e publikimit.

Rivali demokrat e sulmoi presidentin, duke thënë se ka shfrytëzuar kodin fiskal për të paguar taksa më pak se një mësues shkolle. Presidenti tha se të gjithë binzesmenët e bëjnë një gjë të tillë, “veçse nëse janë budallenj”.

Kontrasti në​ Stilin e Debatit

Debati bëri të qartë edhe stilet shumë të ndryshme mes dy rivalëve: Presidenti Trump me një stil agresiv, duke e ndërprerë zotin Biden, gjë që u pasua shpesh me komente dhe kritika nga gazetari Chris Wallace për thyerjen e protokollit të debatit.

Zoti Biden ndoqi një stil më komunikues me shikuesin, duke iu drejtuar kameras disa herë me fjalët “ju që na ndiqni nga shtëpia” me komente për votuesit amerikanë.

Toni i debatit, me ndërprerje, me komente të bëra njëkohësisht nga të dy kandidatët, shpesh duke e bërë të pamundur të kuptohej argumenti i njërit apo tjetrit, bënë që të ngrihej supozimi që ishte e pamundur të bëhet një debat pasues. Por duket se të dyja kampet rivale janë të gatshme për një debat të dytë presidencial./VOA



15 Comments

  1. Berisha është thirrur. Sipas këtyre dokumenteve, Berisha është thirrur 2 herë, në datë 8 qershor 2001 dhe 30 korrik në të njëjtin vit.

    “Këto janë dy thirrjet për Sali Berishën të dëshmojë në gjyq. Është thirrur në 8 qershor 2001 në orën 10:00. Si dhe më 30 korrik në orën 10:00.Ky eshte Qeni salih qe genjen neper tv e kapura nga rama

    1. Eshte thirrur Berisha ne gjyq? Kunder kujt do deshmoje, kunder Trump apo kunder Biden? Kjo eshte strategjia me idiote qe po ndjekin rilindoret dhe tregon se sa dobet jane ne sondazhe. Meqe jemi tek Trump dhe Biden, nje pyetje per kete te paemrin e ores 10:09, a i merr Rama 45 mandate keto zgjedhje?

  2. Trump nuk dukej se kishte ndonje interes per te joshur votuesit e pavendosur. Ai i foli vetem bazes se tij radikale qe te rrine ne gatishmeri per beteje. Mesa duket e ka te qarte qe nuk do ta lene me te fitoje me vota dhe do provoje ta mbaje me force. Nuk eshte cudi qe te perfundoje ne lufte civile kjo situate. Nuk ka menyre tjeter per te shpjeguar pse ishte aq i egersuar dhe pa pike interesi per te mbrojtur bilancin e tij apo sulmuar inkoherencen e pabesueshme politike qe ka shfaq Biden vetem brenda nje viti. Mjaftonte te lexonte per 45 minuta cfare ka lepire dhe peshtyre Biden vetem gjate nje viti dhe debati ishte i mbyllur. Mesa duket mendon qe nuk ka vlere. E frikshme

  3. Mga mënyra se si është përshkruar ky debat midis dy kandidatëve për presidentë në SHBA, të krijon përshtypjen sikur kanë debatuar EDrama me Gjuzin apo Lym Murrizin.

  4. Mos u nxitoni o njerez sepse ky ishte debati i pare dhe Trump sa beri pak nxemjen. Nga debati te krijohet pershtypja sikur Biden e kane vene qellimisht qe te mbajne Trump dhe 4 vjet te tjera ne pushtet. Ai vetem 3.5 milionet e te birit qe kishte marre nga e shoqja e kryetarit te Bashkise se Moskes dhe eshperfytyroi Biden. Eshte e vertete qe dhe po humbi zgjedhjet ai sdo ta leshoje pushtetin gje qe do te thyente mitin e vendit me demokratik ne bote por te preim e te shohim. Biden pervec epiteteve qe etiketoi Trump nuk ju pergjigj asnje pyetje , bile dhe shifrat e planit te tij per ta bere ameriken e gjelber (green) ja tha moderatori sepse ai nuk i mbante mend, shifra qe me te vertete do ta fundosnin ekonomine amerikane. Mos te permend faktin qe gjate gjithe kohes qeshte me vete dhe dukej sikur ishte nen efektin e ndinje stimuluesi apo droge

  5. Trampi e mundi Joe ne cdo aspekt.
    Trampi ishte i qete dhe i sigurte. Joe dukej sikur kishte perball nje prozhektor te forte dhe mezi mbante syte hapur.
    E vetmja dobesi qe shfaqi Tramp-i ishte fakti qe i nderpriste fjalen shpesh. Po kjo funksionoi edhe ne favor te tij, se Joe humbiste fillin e mendimit dhe kishte veshtiresi te orientohej serisht.
    Trampi duhj te luftonte edhe kundere gazetarit qe shpesh mbante anen e Joe…
    Atje ku Trampi ishte me i forte : ekonomia dhe vendet e punes, gazetari i la vetem pak minuta.
    Per mendimin time, Joe nuk ka kapacitetin e duhur qe te mund Tramp. Fliste me fraza elementare dhe numrat e tij ishin te shpikur. Ne se Joe behet president, nuk eshte se e meriton, por njerzit do jene te merzitur nga Tramp.
    Ne debat, Trampi e mundi pothuajse ne cdo drejtim.
    1. Per Shendetsine Joe nuk kishte asgje te qarte. Trampi the qe shendetsia do te zhvillohet ne baze te kontributeve. Te gjithe do marrin trajtimin shendetsor te bazes. Megjithate nuk mund te kene te njejtin trajtim ata qe kontribuojne me miliona $ dhe dembelet qe nuk duan te punojne.. Ky eshte kriteri mbi te cilin eshte ndertuar USA.

    2. Per Ambjentin, Joe tha qe do hape miliona vende pune ??!! Kur e pyeten se ku dhe si doi hape, nuk ktheu dot pergjigje. Trampi tha une jam per ambjentin, po jo te abuzohet me triliona dollare para te taksapaguesve.

    3. Per COVID-19 situata u politizua pa asnje arsye. Trampi ishte per hapje te shpejte qe te eleminojme krizen. Joe thoshte te mbyllemi ne shtepi. U diskutua data kur vaksina do jete e vlefshme, sikur te jete pergjegjsia e presidentit… Absurde

    4. Per komunitetin afro-amerikan u konkludua qe demokratet nxisnin protestat e dhunshme, ne vend qe te perkrahin ligj dhe rregull. – Duhet marrveshje thoshte Joe. – Me ke do deal ? i tha Trump, me ata qe djegin e shkatrrojne ? Me ata duhet te flase vetem ligji. Kurse Tramp, mban pergjegjesi nga shkallezimi i ndarjeve rcore vitet e fundit. Per mendimin tim, kjo ka egzistuar dhe me pare, por qendrimi qe ka mbajtur Trump, e nxorren ne siperfaqe.
    Per mua Joe kishte shume emoscione dhe i merrej goja ne cdo 3-4 fraza. Gjithmone fillonte me “Here the deal…”

    Edhe nje kunj i Trampit, qe Joe e mbylli gojen totalisht:
    – Mos permend me mua fjalen `smart`, se ti ke qene i fundit i klases ne kolegj.

    Ne perfundim, ne se i vleresojme me pike: per mua 70% Trump dhe 30% Joe.

    Edhe nje opinion. Dicka nuk shkon ne sistemin politik te USA. Gjithe ky vend i shvilluar, me njerez te mencur e te kulturuar, me shkencetare, biznesmene e dijetare ne te gjitha fushat….nuk mundi te nxjerre dy kandidate me te mire se ata qe pame mbreme ??? Cudi e madhe.

  6. “Sleepy Joe” me nji shot adderalli e me bluetooth ne vesh prap ishte pergjumesh.
    Trump fitoi edhe pse 2 me 1, moderatori wallace ishte hapur me biden.

    Trump nuk do rri me dhune por nuk do iki me vota te vjedhura, ta harroni.
    Demokratet jane bere pale me extremistet antifa e blm dhe po vjedhin votat me poste (po bejne ate qe bejne me mire si gjithmon).
    Po blihen vota si ne shqiperi dhe ka fakte me ze e me figure. E mira eshte se gjykata funksionon dhe e majta e cmendur ska shonce, do numerohet e verifikohet cdo vote me mail.

  7. E u diskreditua me ne fund edhe plutokracia/oligarkia amerikane.
    Po me e forte do jete qe kushdo qe te fitoje redneket edhe zezaket do therren me njeri tjetrin rrugeve ne fund.
    Spektakel!

  8. I zgjidhet hallet tuaja ne Shqiperi tani po i a qani hallet Amerikes Kushdo qe te zgjidhet ketu do te jete nje mije here me mire se atje. Me vjen shume keq Nuk di cfare te them me shume. Vetem keqardhje

  9. E verteta pa te verteta, ne jetojme ne amerike dhe na takon te flasim dhe komentojme. Vertet qenke per te ardhur keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *