• |
ide | kryesore

Akuzohet për dekonspirim, Artan Shkëmbi paraqitet në GJKKO

Arkiva



Kreu i OFL-së, i pezulluar nga detyra, Artan Shkëmbi është paraqitur sot para Gjykatës së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shkëmbi ka qenë i vetëm teksa ka hyrë në ambientet e GJKKO ku ai do të mbrohet nga avokati Artan Broci. Prokuroria do të kërkojë për të vijuar gjykimin i pezulluar nga detyra. Kjo seancë i jep mundësinë Shkëmbit të japë deklaratën e tij dhe versionin për ngjarjen.
Artan Shkëmbi dyshohet se ka dekonspiruar të dhëna për një grup kriminal që ishte nën hetim nga autoritetet gjermane. Vedimi për pezullimin e tij u mor dy ditë më parë nga gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe u pasua nga një urdhër i kryepolicit Ard Veliu.

Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit. Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *