• |
ide | kryesore

Ambasadori Britani: Mbështesim marrëveshjen e 5 qershorit

Lajme, Të fundit



Ambasadori Britanik Duncan Norman ka folur nga Gjirokastra për reformën zgjedhore dhe ndryshimet në Kod si dhe marrëveshjen e 5 qershorit. Norman shprehu dëshirën që partitë të negocionin në mirëbesim për ndryshimet e rregullave të lojës teksa tha se ndërkombëtarët mbështesin ‘5 qershorin’.

“Jemi duke diskutuar mbi ndryshimet e rregullave të lojës e nëse partitë politike janë dakord me këto ndryshime. Shqipëria ka një histori të gjatë rrugëtimi për gjetjen e konsensusit të reformës zgjedhore dhe shpresoj që në vijim të shohim këtë konsensus të realizohet. Do të doja që partitë të negocionin në mirëbesim.

Ndërkombëtarët i mbështesin fuqimisht marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën punuam për një kohë të gjatë por u takon partive nëse ata duan të kalojnë përtej asaj marrëveshjeje dhe koha është e shkurtër ndaj është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje sa më parë.

Çdo vend ka një sistem të ndryshëm për zgjedhje dhe çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Nuk i takon një ambasadori të huaj dhe ndërkombëtarëve të thotë cili do të ishte sistemi me i përshtatshëm për Shqipërinë”, deklaroi Norman.

Sa i përket bashkëpunimit mes dy vendeve kundër krimit, ambasadori Norman tha se qeveria britanike punon fort me qeverinë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar që vazhdon të jetë një sfidë e madhe dhe ajo që ndodh në dy vendet ndikon. “Na duhet një punë e përbashkët nëse duam ta luftojmë krimin e organizuar. Britania e mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në be dhe reformat që ajo duhet të ndërmarrë”, tha Norman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *