• |
ide | kryesore

Basha – Ramës: Merr përgjegjësitë, vendi është në krizë të thellë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha zhvilloi sot një vizitë në një fasoneri në Vorë. Në një prononcim për mediat, Basha tha se vendi është në krizë të thellë e se paratë e taksapaguesve nuk po shkojnë në xhepat e shqiptarëve.


“Kam ardhur sot në një ndërmarrje fason në Tiranë- Durrës, ka patur në të kaluar deri në 500 punonjës tani ka vetëm 150. Ndodhet nën presionin e krizës ekonomike.


Ne kemi shpalosur planin e rimbëkëmbjes ekonomike, është fuqizimi i biznesit i sipërmarrjes, që është lënë pas dore. Paratë që këta paguajnë si taksa, shkojnë në cdo drejtim tjetër përvec se për sipërmarrjen.

Edhe mbështetja e atyre që kanë humbur vendin e punës. Plani që shpalosëm nuk është programi ynë elektoral. Është plani për këto 6 muaj, sepse këto 6 muaj e fundit të kësaj qeverie e ka akoma një njeri që vijon të bëjë sharlatanin e palacon.

Sa do të shajë të vërtetën nuk e mblulon dot. Xhepat e shqiptarëve janë boshatisur, sipërmarrja po vuan dhe është në kufijtë e ekzistencës.

Ndaj dua ta them qartë e shkoqur, plani i rimëkëmbjes nuk është program elektoral, por kërkesa që i shtrohet qeverisë në ikje, që të lerë palacollëqet e të lerë vjedhjet e t’i cojë paratë aty ku ka kanë më shumë nevojë shqiptarët.

Duhet të kemi një mekanizëm frymëmarrje për biznesin. Paratë të mos zhduken në xhepat e klientëve të qeverisë. Këto 6 muaj do jenë edhe më të vështirë. Gabimet u bënë, po të paktën të mësohet, se nuk po paguan as Rama as ministrat sheikë, po shqiptarët, sipërmarrësit, njerëzit punëtorë.

Nuk është koha për palacollëqe e sharlatanizëm, nuk i hedh sy njeriu duke sulmuar nga mëngjesi në darkë duke sulmuar opozitën. Njerëzit nuk po futen as në listën e dyqaneve.

Sot dhe dite per dite nuk do lodhem se perserituri qe nuk ka kohe per sharlatanizma por per te mare pergjegjesi sepse vendi eshte ne krize dhe tryezat e shqiptareve jane bosh.” – u shpreh Basha.

Basha tha se nuk ka kohë për të humbur. “Urgjentisht plani që ne kemi shpalosur i rimëkëmbjes ekonomike anti-COVID se ka kohë pastaj për t’u marrë me kopjet e shëmtuara dhe në kuptimin politik vetëvrasëse që i bën pjesë të programit tonë ekonomike, ka kohë për t’u marrë me ato. Dilte thoshte do ndalojmë inspektorët tatimorë, i ke lënë 7 vite dhe tani për zgjedhje do i ndalosh.

Është një emergjencë ekonomike, shëndetësore, sociale. Nuk pret koha, prandaj kemi dalë përpara me një propozim konkret. Përgjigjja e djeshme e një njeriu të papërgjegjshëm që refuzon përgjegjësitë e tij.

Thirrja ime nga këtu, biznesi është në krizë, ka nevojë për ndihmë, sipërmarrja, të punësuarit, të papunët, pensionistët kanë nevojë për ndihmë. Nuk është koha për t’u fshehur pas batutave, dhe sjelljes prej palaçoje por është koha të marrësh përgjegjësitë”, deklaroi kreu i PD.

2 Comments

  1. Pse ti mari ai pergjegjesite?ti ne opozite je per aq kohe sa tjetri ben detyren shume mire e nuk ka probleme e kriza.ne kete rast kjo qen-verri nuk ka punuar qofte edhe nje dite e vjedhjet,korrupsioni e krizat nuk kane pasur te sosur.ti ne vend te rrish 24ore ne shesh e te maresh pushtetin(gjithmone nese sorros do),i lutesh ketij te terbuari te ndihmoj njerezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu