• |
ide | kryesore

Dalin rezultatet/ Kë votuan demokratët e Shkodrës për kandidat për deputet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Demokratët e Qarkut të Shkodrës votuan sot për 39 kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kaluan filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Nga 39 kandidatë, anëtarësia votoi për 37 prej tyre, duke skualifikuar 1 në Vaun e Dejës dhe 1 në Pukë.


Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.


Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

Dega Shkodër

1. ARBEN GJURAJ
2. ARTAN HAXHI
3. BARDH SPAHIA
4. BASHKIM RROJI
5. BENARDETA SYKU
6. BLENDI GJYLBEGAJ
7. EMILJANO PJETRI
8. FLORIAN BJANKU
9. GRETA BARDELI
1. HELGA SALLAKU
11. HELIDON BUSHATI
12. IMELDI SOKOLI
13. IZMIRA ULQINAKU
14. LEDINA MANDIJA
15. LORENC LUKA
16. MARK RUPA
17. NDOC ASHTA
18. NESTI KIRI
19. NEVILA BUSHATI
20. RAMIZ ÇOBAJ
21. ROMEO GURAKUQI
22. VOLTANA ADEMI
23. XHEMAL BUSHATI

Dega Vau i Dejës

1. GJOK ULDEDAJ
2. PJETER LLESHI
3. ZEF HILA

Dega Malësi e Madhe

1. ALDO GEGA
2. AUREL MARKAJ
3. ERMIRA COBAJ
4. FATBARDH ZEKAJ
5. RAMADAN LIKA

Dega Pukë

1. ANTONETA ZAJA
2. GEZIM VATA
3. HIL KOLA
4. LODOVIK HASANI
5. NDOC FASLIA
6. RROK DODA

2 Comments

  1. Spahiu shkruan se lista e deputetve të PD që u votua sot në Shkodër, ishte nën nivelin e shoferit të Jozefina Topallit.

    “Për Jozefinën s’kam aspak simpati, por lista e deputetve të PD që u votua sot në Shkodër, ishte nën nivelin e shoferit saj.

    Tani e kuptoj pse Enver Hoxha vrau gjithë elitën shkodrane dhe mbeti veç pjesa hajvane!

  2. Boll të thotë dikush një mendim subjektiv me tendenca të preferencave personale, e kjo meret si një e vërtetë.
    Ka 8 vite që Shqipërinë e ka vithisur e jo qeverisur Rama, e ngaqë dëgjojnë ca injorantë si Tao Palla që thotë fajet i ka Saliu apo Luli, në çdo shkrim që trajtohet ndonjë marrëzi e Ramës, meren me “Saliun” apo me “Lulin”.
    Si mund të bësh portretin e “nivelit” të dikujt, pa e njohur ate e pa i analizuar atftësitë e tij.
    “Shoferi” i Topallit qënka mbi nivelin e kandidatëve të PD për Shkodrën ???????????
    Nuk e njeh kush “shoferin” e Topallit por nëse ai paskej nivele të larta, meqë Topallit nuk ja mban të hyjë vetë në garë, përse nuk e paska nxitur shoferin e saj të kandidojë për PD ?
    Me aq sa e kemi njohur Topallin, ajo ka qenë një zë i fuqishëm i së djathtës shqiptare, por ama jo i një niveli të shquar intelektual.
    Më paku për nivelin intelektual, ajo nuk i afrohet gjëkundi z.Basha.
    Por ajo me veprimet e saj të fundit, edhe ate vlerësim që pati si një zë i fuqishëm i së djathtës, po tregon se nuk e paska pasur të sinqertë.
    Si është e mundur që kjo politikane që bënte të djathtën thuajse radikale, sulmet e saj ndaj Partisë demokratike i bën në mediat e majta ?
    Ka vënë si kushte PD në përzgjedhjen e kandidatëve të saj, integritetin moral, nivelin intelektual e pastërtinë e të kaluarës .
    Nëse mer përsipër që ti përgojosh kandidatët e Shkodrës duke i cilësuar si “nën nivelin e shoferit të Jozefinës”,
    më së pari duhet të analizosh portretin e saj politik e intelektual e mandej të marësh qoftë edhe një nga emrat e shpallur si kandidatë të PD e me fakte të bësh krahasimin e tij me “shoferin e Topallit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu