• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Politikani kapet duket konsumuar kokainë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një politikan suedez është bërë kryefjala e mediave për shkak se është filmuar duke konsumuar lëndë narkotike të llojit kokaine. Sipas mediave, politikani i droguar është Darko Mamkoviç i cili aktualisht është duke ushtruar postin e zyrtarit të qytetit Norcheping, është filmuar teksa ishte duke konsumuar kokainë.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë Mamkoviç i cili është shprehur se e gjithë ngjarja ka ndodhur teksa ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe personi që ja ka dhënë substancën kërkonte diçka në këmbim.

“Ka qenë një gabim që e kam bërë derisa isha nën ndikim të alkoolit në një aheng, ku është konstatuar se personi që më ka dhënë këtë substancë po kërkon diçka në këmbim të materialit komprometues” – ka deklaruar politikani Mamkoviç.

Në videon e publikuar nga mediat, Mamkoviç shihet duke qëndruar ulur në divan dhe para tavolinës ai kishte disa kanaçe me pike energjike dhe pluhur të bardhë e cila pretendohet të jetë kokainë. Mamkoviç është parë duke thithur dy herë mbi tavolinë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *