• |
ide | kryesore

Dhurata e vecantë e Beyonce-s për fansen me kancer

Paparazzi, Slider



Këngëtarja Beyonce ka vendosur ti bëjë një dhuratë të vecantë fanses së saj .

Beyonce  i dërgoi një buqetë me lule Lyric Chanel, e cila po lufton me Anaplastic Ependymoma, një formë e tumorit në tru.   Familja e vajzës ka ndarë në instagram videon ku shihet Lyric me buqetën dhe kartolina e shkruajtur nga këngëtarja.“E dashur, mund të shikoj yjet që këtej, mund ta ndjej diellin sa herë ti je afër”, kishte shkruar Beyonce në fillim të kartolinës duke cituar fjalët e këngës së saj “Love On Top”.“U emocionova shumë kur pashë se si teksti i këngës të frymëzoi ty, por jo aq shumë sa më frymëzove ti mua. Mezi po pres që të të takoj një ditë dhe jam shumë e lumtur që je në shtëpi shëndosh e mirë. Zoti të bekoftë, B”, ka shkruar këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *