• |
ide | kryesore

Emma Stone dyshohet se është martuar në fshehtësi

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas shumë spekulimeve se Emma Stone është martuar fshehurazi, lajmi është konfirmuar! Aktorja e famshme dhe komediani Dave McCary janë martuar, siç bëjnë me dije burime të sigurta për Page Six dhe People.Çifti kishte planifikuar të martohej në mars të këtij viti, por u desh ta shtynin ceremoninë për shkak të kufizimeve të Covid-19. Sidoqoftë, koronavirusi nuk mund t’i ndalonte të lidhinin kurorë, pasi duket se kanë mbajtur një ceremoni private në mes të pandemisë.

Lidhja e e Stone dhe McCary u konfirmua në dhjetor të 2019-ës, kur çifti postoi një foto duke treguar unazën e fejesës. Ndërsa dy javë më parë, ata u panë me unaza martese në gisht, duke nxitur spekulimet se ishin kurorëzuar në mënyrë private.

Mirëpo, ky mund të mos jetë sekreti i vetëm që aktorja më e paguar e vitit 2017 mund të na ketë mbajtur! Javën e kaluar, stilistja e bizhuterive Tova Malibu tha në rrjetet sociale se e kishte parë Emma-n dhe Dave duke dalë shëtitje dhe barku i aktores ishte i rrumbullakosur.

“Emma Stone sapo kaloi pranë shtëpisë sime… dhe barku i saj duket mjaft i rrumbullakosur. Mendoj se ajo ka qenë komode në karantinë…” shkroi Tova.

Sidoqoftë, çifti ende nuk e ka konfirmuar as martesën dhe as shtatzëninë e mundshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *