• |
ide | kryesore

“Forca e ligjit” si e humbi betejën përballë “Forcës së politikës”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

“Forca e Ligjit” operacioni që u ngjiz në momentin kur Fatmir Xhafaj erdhi në krye të Ministrisë së Brendshme pati mbështetjen e pakursyer të ambasadorëve të vendeve perëndimore. Në prezantimin e strukturës që do të godiste krimin në 2017, Xhafaj foli me pompozitet, duke premtuar se do ta bënte Shqipërinë “një vend armiqësor dhe të parehatshëm për këdo që mendon se mund të pasurohet në kurriz të të tjerëve”.


Ambasadori i SHBA-së Donald Lu kërkoi rezultate dhe gjatë prezantimit nuk i rezistoi dot metaforës së peshqve. “Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK-un dhe BKH-në”, deklaroi Lu.


 

“FORCA E LIGJIT 1”

Në qendër të operacionit fillimisht ishte krijimi i një Task-Force që pati si mision drejtimin dhe monitorimin e zbatimit të luftës kundër krimit të organizuar. Kësaj njësie iu bashkuan ekspertë të huaj, që erdhën në Tiranë nga FBI, nga Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë, Koordinatorja e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Brendshme Britanike dhe dy ekspertë të posaçëm të Guardia di Finanza dhe Interforcës.

Për dy vjet njësia identifikoi 41 grupe kriminale që operojnë në Shqipëri dhe organizoi operacione policore kundër 9 prej tyre, me të cilat u bllokuan asetet e krimit të organizuar me vlerë mbi 16 milionë euro. Në një nga bilancet e operacionit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu pretendoi se vetëm në kuadrin e këtij operacioni ishin kryer 300 arrestime.

“Forca e ligjit” ishte kryefjala e punës së Fatmir Xhafajt që drejtonte Ministrinë e Brendshme, problemi ishte se disa “peshq” ishin aq të mëdhenj sa mund të kapeshin, por nuk mund t’i mbaje gjatë në rrjetë.

Gjatë operacionit “Vol-vo 4”, policia arrestoi ish deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko dhe goditi bandën e Avdylajve në Shijak, të cilët kishin kontribute në fitoren e PS në Durrës. Brenda të njëjtit operacion u përfol edhe për arrestimin e ish kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, i kapur në përgjimet e dosjes 339. Gjithçka mbeti në nivel hamendësimesh.

Fakt është që Fatmir Xhafaj u shkarkua përmes replikash me Edi Ramën, i cili më pas u shpjegoi socialistëve se “nuk mund të dalësh ti gjuash më gurë shtëpisë ku jemi bashkë, se s’ka kuptim. Në qoftë se do ti gjuash më gurë shtëpisë ik se s’je pjesë e shtëpisë”.

Në të njëjtën kohë, ndaj ish ministrit Xhafaj rëndoi edhe zbulimi i skandalit për të vëllain e tij, të dënuar në Itali për trafik droge dhe që u akuzua se e vazhdonte aktivitetin e tij kriminal në Vlorë.

FORCA E LIGJIT 2

Me largimin e Xhafajt, Operacioni Forca e Ligjit ra në gjumë për disa muaj, për t’u rikthyer si një “show” i mirëfilltë i organizuar nga Rilindja, por kësaj radhe nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Mazhoranca sapo kishte miratuar aktin normativ “anti-KÇK”. Operacioni Forca e Ligjit tani quhej shkurt “OFL” dhe nga forca goditëse kundër krimit, u shndërrua në një organ hibrid, që qëndronte diku mes shërbimit postar dhe zyrës së përmbarimit, kur një personi të dyshuar për krime i sekuestrohej pasuria dhe për 2 javë duhej ta justifikonte atë para SPAK-ut.

Në spektaklin e radhës, në shkurt të 2020, Rama prezantoi fytyrën e re të OFL-së me qindra policë të rreshtuar para tij, ndërsa pjesë e skenografisë u bënë edhe disa mjete të blinduara për terrene të vështira.

“Me pasuritë e tyre, ne do të rrisim në radhë të parë rrogat tuaja. Pasuritë e tyre do të shërbejnë si burim për të shpërblyer punën tuaj, në radhë të parë” ishte premtimi që Rama u bëri forcave RENEA në shkurt të këtij viti.

Në profilin e tij në Facebook, kishte shpërndarë edhe videon e dhjetëra policëve që bënin stërvitje duke paralajmëruar sërish goditjen e krimit.

OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar👊

Publiée par Edi Rama sur Samedi 1 février 2020

“Posta” e OFL-së mbërriti në dyert e shumë emrave të njohur të krimit, duke mos kursyer thuajse asnjërin prej tyre në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por siç treguan rezultatet, operacioni ishte më shumë propagandë se sa luftë më krimin.

Një nga treguesit më të qartë të konceptit propagandistik të OFL ishte prezantimi i tij përmes një policeje që shkaktoi habi dhe të qeshura. Kjo për syzet e mëdha që mbante në kokë zëdhënësja e OFL-së, që në vend t’i shtonte dramacitetin operacionit, e bëri atë pjesë të thashethmnajës së përditshme ende pa nisur mirë nga puna.

Në aksionin e parë, forcat e OFL trokitën në një hotel në Shijak, pronë e fisit Hajri. Mes pasurive në listë ishte edhe resorti ku u mbajt peng dhe u ekzekutua Jan Prenga, një person i rrëmbyer në Kamëz. Ngjarja ishte e freskët dhe bashkë me pamjet e policëve me maska, efekti në publik ishte i garantuar.

Goditja ishte e qëlluar, por dalëngadalë, njoftimet për postën e policëve të OFL u zbehën dhe nisën të kalojnë në heshtje në media. Kjo për faktin se sekuestrimet e forcave speciale ishin të përkohshme. Pasi njoftimet shpërndaheshin në televizione dhe portale, ngjarjet harroheshin dhe nuk ndiqeshin më, duke krijuar vetëm një efekt të përkohshëm në publik.

Bilanci i dobët

Sipas një bilanci të ditëve të fundit rezulton se nga 375 kërkesa që Operacioni Forca e Ligjit ka çuar për sekuestrim pasurie, janë pranuar të shqyrtohen vetëm 161 prej tyre nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

214 kërkesa të tjera të OFL, nuk plotësonin kriteret dhe kushtet për t’ju bllokuar pasuria dhe dolën bllof.

Gjithsej janë 40 pasuri të grupeve kriminale që janë në gjykim dhe pritet të merret vendim nëse do t’i kalojnë shtetit ose jo. Kryesisht janë toka, lokale, hotele, banesa dhe makina për të cilat Gjykata e Posaçme do të marrë vendimin nëse do i ngelen personave të dënuar, apo do administrohen nga shteti.

Një nga gafat e operacionit ishte pa dyshim kërkesa për justifikimin e pasurisë që u dërgua në familjen Dumani. Shkëlzen Dumani kishte qenë luftëtar i ISIS dhe kishte mbetur i vrarë në luftime atje. Ai ka qenë një personazh i njohur në hetimet e prokurorisë, por nuk dihet se si, SPAK e përfshiu në regjistrat e krimit dhe i dërgoi letër familjes të justifikonte pasurinë.

Por goditja më e madhe ndaj Operacionit Forca e Ligjit erdhi pak ditë më parë, kur Artan Shkëmbi, numri dy i strukturës u zbulua se njoftonte kriminelët për operacionet e policisë. Sinjalizimi për Shkëmbin, sipas mediave, erdhi nga partnerët e huaj. Sërish ishin mediat nga burime të pakonfirmuara që njoftuan se komunikimi me elementët e krimit nuk ishte një akt dosido, por përmes një mënyre të sofistikuar siç është aplikacioni Encrochat. Nuk dihet se për kë dosje ka spiunuar Artan Shkëmbi, por përdorimi i Encrochat tregon se kjo ishte një mënyrë komunikimi tashmë e konsoliduar.

SPAK po e heton për “Shpërdorim detyre” për shkak të nxjerrjes së një sekreti hetimor dhe dyshimet janë se dosja për të cilën Shkëmbi u kalonte të dhëna grupit kriminal kishte lidhje me një hetim që kryhej në Gjermani.

Ndërkohë, Shkëmbi ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman dhe ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të autoriteteve ligjzbatuese atje.

E dyshimtë në këtë rast është se Shkëmbi nuk është arrestuar për një vepër kaq të rëndë penale si kalimi i të dhënave për krimin, por thjesht është pezulluar nga detyra. Ai rezulton i pajisur me certifikatë sigurie CSP, “Tepër Sekret” dhe ai ka qenë një nga kandidatët për kryesimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pavarësisht lajmeve në media, Artan Shkëmbi nuk i ka mohuar akuzat e SPAK dhe është zëvëndësuar nga Hekuran Bregu, i cili ishte një ndër 19 oficerët që morën “Medalje Nderi” nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në janar të këtij viti, për kontributin e dhënë në ditët pas tërmetit.

Në përfundim të këtij viti, Operacioni Forca e Ligjit për shkak të bilancit të dobët të sekuestrimeve të konfirmuar nga Gjykata rezulton të jetë një bllof. Ajo që mund të thuhet është se në duart e policisë, 6 muaj para zgjedhjeve është krijuar një database e kontrolluar e pasurive të krimit, një pjesë e mirë e të cilave është nën hetim.

Produkt tjetër nga operacioni Forca e Ligjit nuk duket të ketë pasur. Numri i atentateve dhe i vrasjeve në muajt pas pandemisë është rikthyer sërish në ritmet e viteve të shkuara, ndërsa spektaklit me policë dhe forca speciale, tashmë i ka dalë boja.©Lapsi.al

 

15 Comments

  1. Javanews
    Home Kryesoret
    ‘Shalqi me provë’/ 50 premtimet e bujshme të pambajtura të Lulzim Bashës si kryebashkiak i Tiranës…A mund t’i besohet qeverisja e vendit?
    30/09/2020 16:41
    PD “fiket”, protestat peng prej pushimeve dhe zërat kundër Lulzim Bashës
    Nga Adriatik Doçi

    Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2020, kryetari i Partisë Demokratike dhe rrethi i tij, kanë intensifikuar fushatën e premtimeve, për të maksimalizuar numrin e votave.

    Premtimet janë në kufijtë e fantazive që nga pagat deri në 1.2 mijë euro në muaj, dyfishim të ndihmës ekonomike, çek 1 mijë euro për bizneset e vogla, bursa të plota për studentët që vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta, pension minimal 250 mijë lekë etj. Kur e pyesin se ku do i gjejë paratë, përgjigja nuk ndryshon: Do anuloj tenderat dhe koncesionet korruptive.

    Kryeministri Edi Rama, premtimeve të kundërshtarit politik, iu përgjigj me një batutë, duke thënë se Basha është shalqi me provë.

    Lulzim Basha është pjesë e rëndësishme e politikës dhe ka mbajtur pozicione drejtuese shtetërore që nga viti 2005. Drejtimi për katër vite i Bashkisë së Tiranës ishte edhe prova e tij më e madhe deri më sot për të treguar seriozitetin dhe përgjegjshmërinë para qytetarëve sa i takon mbajtjes së premtimeve.

    Nëse si ministër i Jashtëm, i Transporteve dhe i Brendshëm graviteti i përgjegjësisë për mos mbajtjen e premtimeve binte mbi Sali Berishës, emri Lulzim Bashës lidhet premtimet më të bujshme dhe spektakolare që nuk u mbajtën kurrë si kryebashkiak i Tiranës.

    Tramvaji Kinostudio-Kombinat, ndërtimin i Unazës së Madhe, bulevardi i ri, karta e studentit, 30 mijë vende pune, hipotekim të të gjithë apartamenteve, 30 mijë vende pune, transport publik falas për disa kategori, ulje të taksave nga 2-5 herë dhe heqje të 60 taksave, janë vetëm disa nga 50 pretimet më të bujshme të Lulzim Bashës, të cilat mbetën letër. Basha nuk kishte asnjë justifikim për mosmbajtjen e premtimeve, pasi në krye të qeverisë, dy vitet e para të mandatit, ishte Sali Berisha.

    Disa nga pretimet e pambajtura të Lulzim Bashës

    Ndërtimi i një tramvaji Kinostudio-Kombinat

    Zgjatjen e Bulevardit nga Stacioni i Trenit tek Bregu i Lumit

    Ndërtimin i Unazës së Madhe

    Te stacioni i trenit do ndërtohet aty stacioni interurban i automjeteve

    Dy nënkalime përgjatë segmentit rrugor nga “Zogu i Zi” deri tek Dogana

    Karta e studentit

    Korsi për biçikleta

    Hipotekimi i të gjitha apartamenteve

    30 mijë vende pune

    Heqje nga rruga e fëmijëve që lypin

    Kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime

    Ulje të çmimeve të mallrave dhe ushqimeve

    Ulja e taksave nga 2-5 herë

    Heqja e 60 taksave

    Ngritja e një task- force për punësimin e të rinjve

    Financimi i stazhit për ata që mbarojnë universitetin.

    70 për qind e atyre që mbarojnë stazhin do t’u ofrohet një vend pune

    Parqe të vogla dhe qendra argëtuese

    Ndërtimi i një parku tjetër të madh për Tiranën

    70% e të rinjve të tyre do t’u ofrohet punësim i përhershëm në sektorin privat

    Zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore

    Krijimi të 5 strehave për të varfrit.

    Transport publik falas për të moshuarit, fëmijët dhe personat në ndihmë sociale.

    Më pak se 30 nxënës nëpër klasa.

    Programe atraktive për të ulur nivelin e braktisjes së shkollës nga fëmijët

    Një Bibliotekë Universitare.

    Krijimin e një qyteti policentrik, me hapësira të gjelbra.

    Ndërtimin e një parku tjetër në Tiranë

    Do të dyfishohen hapësirat me gjelbërim

    Korridor Rekreativ i Lumit të Tiranës

    Parkingje për të zgjidhur problemin e trafikut

    Referendum për çështjen e Piramidës

    Do të forcohet disiplina fiskale vendore

    Do ulet pesha e shpenzimeve për paga dhe ato administrative

    Do të kontrollohen dhe turpërohen në publik çdo spekulues me çmimet në Tiranë

    Do të ngrihen qendrat e informimit në të gjitha njësitë bashkiake

    Linjë telefonike antikorrupsion

    Rrjeti për destinacionet turistike të Tiranës

    Do të rikthehen të gjitha ambientet sportive

    Qendër multifunksionale sportive publike

    Qendër rekreatives portive publike për të gjitha moshat në çdo njësi bashkiake

    Paketë stimuluese për gratë në marrëdhënie pune

    Do të shumëfishohen qendrat e kujdesit parësor

    Spitali i Sanatoriumit do të shndërrohet në një spital moder

    Sistem mbikëqyrje dhe inspektimi të punimeve ndërtimore

    Do të lehtësohet dhe zgjidhet kaosi i trafikut

    Do të hapen akse të reja rrugore të qytetit dhe pika hyrëse e dalëse të tij

    Do të rehabilitohen rrugët pa ndriçim.

    Do të rehabilitohet Parkut i Dajtit

    Strategji për të rigjallëruar sektorin ndërtimo

  2. Forca e politikes si mposhti Forcen e ligjit thoni?
    Ja nje shembull nga vehtja –
    Kur ai birbua im bir dogji me cigare nje rrospi ne qejf e siper e rrospija e denoncoi, shkoi shoku Balla kryetari yne i grupit rilindjot dhe e detyroi ate qe kish marre denoncimin qe ta griste!
    Pastaj detyruam rrospien te mos bezante fare dhe birbua im ja hodhi pa lagur!
    Ja pra, shembulli konkret se si Forca e Rilindjes perfaqesuar nga shoku Balla fshiu bythen me ate fare Force te ligjit

  3. Artan Shkembi u shkarkua nen dyshimin se nxorri skandalin e BMW se Lleshajt te blere ne Gjermani kur ishte oficer nderlidhes aty. Mos i besoni propagandes

  4. Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, ka reaguar me tone të ashpra për Lulzim Bashën, teksa deklaron se kryesia e PD do të votëbesohet në degët e partisë në Tiranë.

    Bushati pretendon se mesazhi që Basha po ju jep demokratëve me këtë lëvizje është “Ju jeni hiça, ju kam në dorë, bëj çfarë dua me ju…”

    Ajo bën një thirrje të fortë për demokratët, të cilëve i kërkon të mos e pranojnë këtë.Shkoni shpellkare tja u Qimi robt e shpise salihu se keshtu kuptoni ju

  5. Spahiu shkruan se lista e deputetve të PD që u votua sot në Shkodër, ishte nën nivelin e shoferit të Jozefina Topallit.

    “Për Jozefinën s’kam aspak simpati, por lista e deputetve të PD që u votua sot në Shkodër, ishte nën nivelin e shoferit saj.

    Tani e kuptoj pse Enver Hoxha vrau gjithë elitën shkodrane dhe mbeti veç pjesa hajvane!

  6. As ka pasur ndonjeher force ajo qe ta humbi. Thjesht ekzekutonte gjobat , shantazhet dhe porosite kupoles qe drejton rilindjen.

  7. Çfar ligji e drejtesie prisne ju nga Rama dhe Ripjellja..jane vetem per te vjedhur per vete keta nuk u plas trapi fare per shqipetaret joo..

  8. “Në të njëjtën kohë, ndaj ish ministrit Xhafaj rëndoi edhe zbulimi i skandalit për të vëllain e tij, të dënuar në Itali për trafik droge dhe që u akuzua se e vazhdonte aktivitetin e tij kriminal në Vlorë.” hahahaha hala i besoni skenografive te PD, o kunguj po Salinjani dhe u denou per inskenimin

  9. Ky Emerharruari i disa komenteve ketu (p.sh. i ores 06:52) eshte Ethem bythqir Lalaj nje katunar marroc nga katundet e Mallakastres!
    Ky bythqire e ka bythen te derrmuar dhe familjen e shkordhyer nga ato qe i quan “shpellKare” ndaj eshte ne konflikt interesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu