• |
ide | kryesore

Fshehu bonuse e prona, nuk pagoi taksa: Tatimet në Spanjë i kërkojnë Neymar 34,6 milionë euro

-Instant, Sport



Tatimet spanjolle nuk e harrojnë Neymar, edhe pse është viti i tretë që është larguar nga Spanja. Sipas Agjensisë së Hyrjeve, kampioni brazilian është në borxh me shtetin prej gati 34,6 milionë euro. Specifikisht, shuma që lojtari duhet të derdhë në arkat e “Hacienda” lidhet me deklaratat e të ardhurave gjatë 4 sezoneve të kaluara tek Barcellona. Mes shmangjeve është edhe mungesa e pagesës së taksave mbi një bonus që mori nga blaugranat në 2017, që do të thotë pak para transferimit të tij tek PSG.

Nuk është hera e parë që emri i Neymar lidhet me cështjet ekonomike. Që në 2013, ku kaloi tek Barcelona, disa detaje pak të qarta në tratativën me Santos përfunduan në regjistrat e gjykatave spanjolle e braziliane. Cështja u mbyll me sekuestrimin e 36 pronave të vlerësuara për 16 milionë euro për parregullsi fiskale.

Lista e të parregullve stiluar nga Tatimet iberike fusin në telashe edhe disa klube profesioniste si Real Murcia, debiti i të cilit shkon në 10,7 milionë, e Hercules të Alicante me 3,7. Në listën e zezë është edhe një klub basketbolli, Club Basquet Girona, që duhet të derdhë një shifër mbi 10 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *