• |
ide | kryesore

Gati shorti i fazës së grupeve: vazot, ndarjet e datat, gjithçka duhet të dini për Champions League

-Instant, F1, Sport



Gati një muaj për përfundimit të edicionit të kaluar të Champions League në Lisbonë, të enjten në 1 tetor në orën 17, në Gjenevë, do të hidhet shorti për fazën e grupeve të kompeticionit që do të nisë në 20 e 21 tetor. Kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube, deri në një urdhër të ri, do të luhet me dyer të mbyllura e janë parashikuar 5 zëvendësime (lojtarët e regjistruar do të jenë 23). Finalja do të luhet në stadiumin Atatürk të Stambollit, që duhet të mirëpriste finalen e 2020, por që u tërhoq për shkak të situatës pandemike.

SKUADRAT
Në pritje të tre skuadrave që do të kualifikohen në playoff të mbrëmjes së sotme, për momentin janë 29 klubet që kanë një vend të garantuar në fazën e grupeve: Rennes e Basaksehir marrin pjesë për herë të parë në absolut.

ITALIA: Juventus, Inter, Atalanta, Lazio
SPANJA: Real Madrid, Barcellona, Atletico Madrid, Sevilla
ANGLIA: Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea
GJERMANIA: Bayern Mynih, Borussia Dortmund, Leipzig, Borussia Mönchengladbach
FRANCA: Psg, Marseille, Rennes
RUSIA: Zenit St Petersburg, Lokomotiv Moskë
PORTUGALI: Porto
BELGJIKË: Club Brugge
UKRAINË: Shakhtar Donetsk, Dynamo Kyiv
TURQIA: Istanbul Basaksehir
HOLLANDA: Ajax
GREQIA: Olympiacos
HUNGARIA: Ferencvaros

VAZOT
Skuadrat do të ndahen në katër koka grupi. Vazo 1 përbëhet nga trofembajtësit e Champions e Europa League plus kampionët e gjashtë vendeve me renditjen më të lartë të Uefa, ndërsa vazot nga 2 në 4 përcaktohen nga klasifikimi i koeficientëve të shoqërive të kualifikuara. Asnjë klub nuk mund të përballet me një tjetër skuadër të vazos së tij e as të së njëjtës federatë.

VAZO 1: Bayern Mynih, Sevilla, Real Madrid, Liverpool, Juventus, Psg, Zenit St Petersburg, Porto.
VAZO 2: Barcellona, Atletico Madrid, Manchester City, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund, Chelsea, Ajax.
VAZO 3 e 4: Dynamo Kyiv, Leipzig, Inter, Olympiacos, Lazio, Atalanta, Lokomotiv Moskë, Marseille, Club Brugge, Borussia Mönchengladbach, Istanbul Basaksehir, Rennes, Ferencvaros.

DATAT
Faza e grupeve do të nisë në 20 e 21 tetor 2020 e do të përfundojë në 8 e 9 dhjetor. Faza me eleminim direkt, ndërkohë, do të zhvillohet në 2021: 1/8 mes 16 shkurt e 17 mars, cerekfinalet mes 6 e 14 prillit, gjysëmfinalet mes 27 prillit e 5 majit. E finalja është në program në 29 maj 2021 në stadiumin Atatürk të Stambollit.

FAZA E GRUPEVE
Java 1: 20/10/2020–21/10/2020
Java 2: 27/10/2020–28/10/2020
Java 3: 03/11/2020–04/11/2020
Java 4: 24/11/2020–25/11/2020
Java 5: 01/12/2020–02/12/2020
Java 6: 08/12/2020–09/12/2020

FAZA ME ELEMINIM DIREKT
1/8 e finaleve: 16/02/2021–17/03/2021
1/4 e finaleve: 06/04/2021–14/04/2021
1/2 e finaleve: 27/04/2021–05/05/2021
Finalja: 29/05/2021



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *