• |
ide | kryesore

Kakofoni në vendimin e nisjes së universiteteve, studentët ende nuk kanë mbyllur vitin e vjetër akademik

Lajme
universitete



Me urdhër të ministres së arsimit Evis Kushi, viti i ri akademik do të nisë me datë 2 nëntor. Megjithatë shumë studentë nuk kanë mbyllur ende vitin e vjetër akademik. Pas mësimit të zhvilluar online e përsëritjes më pas në auditore, një pjesë e studentëve do të japin provimet në tetor, periudhë kjo që koiçidon edhe me nisjen e nivelit bachelor në gjithë vitet paraardhëse. Të hutuar nga kjo situatë e krijuar, studentët ende nuk janë mirëinformuar si do të procedohet me nisjen e universitetit këtë vit.

Edhe më komplekse bëhet situata për gjithë studentët që hyjnë këtë vit në nivelin Master, të cilët brenda tetorit duhet të japin provimet e mbartura, të mbrojnë temat e tyre të diplomës si dhe të regjistrohen për studimet e mëtejshme. Nga shumë universitete publike dhe private është njoftuar data 1 tetor për nisjen e regjistrimeve në ciklin e dytë të studimeve Master shkencor apo profesional.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *