• |
ide | kryesore

Kanye West tregon të vërtetën e divorcit me Kim

-Instant, Paparazzi, Slider



Prej disa javësh rrjeti po zien nga lajmet se Kim Kardashian dhe Kanye West janë drejt divorcit, pas problemeve të shumta në çift.Martesa mes çiftit më të famshëm të showbizit nisi të shfaqte lëkundjet e para nga momenti kur Kanye vendosi të bëhej pjesë e fushatës presidenciale dhe disa postimeve shokuese në Twitter. Gjatë fushatës në Karolinën e Jugut, reperi tregoi një histori shumë personale, se si ai dhe Kim donin që para disa vitesh të abortonin vajzën e tyre të madhe, North.Megjithëse deri tani mediat kanë raportuar se çifti i famshëm po përgatitet për divorc dhe s’ka më shanse për pajtim, Kim i hodhi poshtë të gjitha me postimin e saj të fundit.Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” publikoi në Twitter disa foto super seksi të sajat, duke treguar se fotografi ishte pikërisht bashkëshorti i saj, Kanye West.Kaq u desh që 39-vjeçarja t’i jepte fund lajmeve mbi divorcin dhe s’ka vonuar shumë as reagimi i reperit.Mbrëmjen e sotme, ai ka treguar se po del në një “date” vetëm për vetëm me Kim, si dy zogj të dashuruar.Kanye ka ndarë në Twitter një foto ku tregon se ai dhe bashkëshortja kanë dalë për të darkuar, ndërsa krahas postimit shkruan:
“Darkë për 2”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *