• |
ide | kryesore

Kapet ‘Lypeni shqiptar’, policia arreston të riun e rrezikshëm në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë Ladjen Kadilli, i cilësuar edhe si ‘Lypeni shqiptar’.

I riu u arrestua në Unazën e Re nga patrullat e vendosura në atë zonë, të cilat ndaluan një mjet dhe pas kontrollit rezultoi se drejtuesi ishte i shpallur në kërkim. Kadilli ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj Gentian Rahmanit. Ngjarje e ndodhur po në zonën e Unazës së Re ku Rahmani u plagos në këmbë.

Kadilli rezulton me precedentë penale i përfshirë edhe në disa plagosje në Durrës. Gjate kontrollit fizik policia i gjeti në makine një armë zjarri tip pistolete Makarov, e cila ishte gati për qitje (me fishek ne fole). Kujtojmë se në 26 gusht Kadilli u përfshi në një tjetër ngjarje kriminale, pasi u përfshi në një sherr me djemtë e deputetit socialist, Spartak Braho, që degjeneroi në kanosje me armë.

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim për krime ndaj personit, qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, tentoi t’i shmangej pikës së kontrollit, kapet pas 10 minuta ndjekjeje nga forca e posaçme “Shigjetat”.

Vihet në pranga 27-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një mjet që ka ndaluar 100 metra larg pikës së kontrollit te pallati me shigjeta.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së forcës së posaçme “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të personit, i cili kur ka parë që po e ndiqte Policia ka hedhur në një kosh armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi

Pas afro 10 minuta ndjekjeje, “Shigjetat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin L. K., 27 vjeç, banues në Durrës

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak

Shtetasi L. K. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar për ekzekutim urdhër-ndalimin në mungesë, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Armëmbajtje pa leje”

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *