• |
ide | kryesore

Komisioni për Debatet Presidenciale ndryshon rregullat pas kaosit në përballjen Trump-Biden

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Debateve Presidenciale thotë se do të shtojë “masa të reja” për të ruajtur rregullin” në debatet e ardhshme pas debatit të parë kaotik mes Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden.

Ndërprerjet e vazhdueshme nga ana e zotit Trump ndërsa fliste kandidati demokrat, përcaktuan tonin e debatit të martën. Zoti Biden shpesh nuk arrinte të mbaronte dot fjalinë.

Moderatori Chris Wallace i televizionit Fox News i kërkoi disa herë zotit Trump që të lejonte zotin Biden të mbaronte, por pa rezultat.

Zoti Biden tha në një takim fushate të mërkurën se shpresonte që organizatorët e debateve të ardhshme të mund të mbyllnin mikrofonin e kandidatit që nuk ishte duke folur.

“Ishte një turp kombëtar. Nuk dua të spekulloj se çfarë do të ndodhë në debatin e dytë ose të tretë”, tha ai.

Presidenti Trump reagoi në Twitter duke postuar një lajm për njoftimin e Komisionit të Debateve Presidenciale, shoqëruar me komentin: “Provoni të merrni një moderator të ri dhe një kandidat më të zgjuar demokrat”.

Ai e kishte kritikuar edhe më herët në Twitter gjatë ditës, moderatorin e debatit, Wallace.

Komisioni i Debateve Presidenciale e falenderoi zotin Wallace “për profesionalizmin dhe aftësitë e tij në debatin e natës së kaluar”.

Ndërkohë fushata e zotit Trump reagoi ndaj njoftimit, duke thënë se Komisioni “nuk duhet të ndryshojë rregullat e lojës në mes” të procesit.

Komisioni jopartiak ka organizuar çdo debat për zgjedhjet presidenciale që nga viti 1988. Në një deklaratë, komisioni tha se debati i parë “e bëri të qartë se duhen bërë ndryshime në strukturën e formatit të debateve të ardhshme, për të garantuar një diskutim më të rregullt të çështjeve”.

Komisioni tha se “synon të sigurojë instrumente shtesë për të ruajtur rregullin për debatet e tjera”.

Komisioni thotë gjithashtu se po “shqyrton me kujdes ndryshimet që do të miratojë dhe do t’i bëjë ato të njohura së shpejti”. /VOA



2 Comments

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    “Zoti Biden shpesh nuk arrinte të mbaronte dot fjalinë.Moderatori Chris Wallace i televizionit Fox News i kërkoi disa herë zotit Trump që të lejonte zotin Biden të mbaronte, por pa rezultat”.
    Te njejten metode ndjek edhe skizofreni Edvin Escobar D’Rama prej 7 vitesh ne emisionet televizive,ku drogaxhiu merr 95% te kohes(edhe kur jan 5-6 veta te ftuar)megjithate ankohet se nuk e lene te thote mendimin e tij deri ne fund!Dhe kur kapet mat,fillon e luan rrolin e budallait,si ne rastet me Z.Mark Marku dhe Z.Andi Bushati,ku skizofreni ka dale fare nga binaret.E njejta gje eshte edhe me Erion Veliajn qe nuk di te degjoje kurre,por flet pa pushim.Edvin Escobar D’Rames duhet ti pergjigjesh po me te njejten monedhe,mos e leshe te
    flase,sepse demagogu e ka strategji te programuar prishjen e debateve kur i dalin nga kontrolli.Nese ai nuk e rrespekton etiken e komunikimit,perse duhet ta rrespektojn tjeret?!

  2. Ishte stretegji e Trumpit qe ne fillim qe ti nderpriste fjalen Bidenit ne cdo moment . Strtegji qe funksjonoi deri diku sepse e nxorri nga shinat kundershtarin disa here, por qe beri shum ‘armiq’ ne mes te shikuesve.
    Shume amerikane u ndiehen te turperuar nga menyra se si shkoi ajo perballje. Biles disa prej tyre arriten deri aty sa te shkruanin se nuk mund te besh debat me nje ‘ derr qe hungerin cdo sekonde’ .
    Kjo ishte hera e pare qe amerikanet perballeshin me kete lloj te komunikuari.

    ( le te shikojne disa emisjone tona televizive te marrin eksperience se si debatohet ne korr , ku cdo njeri flet dhe kundershton te tjeret ne te njejten kohe)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *