• |
ide | kryesore

Kompania e bukurisë ‘kryqëzohet’ nga klientët për shkak të Khloe Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Kompania e  produkteve të bukurisë Ipsy, është perballur me kritika nga ndjekësit pasi zbuloi se Khloe Kardashian është bërë fytyra më e re e markës.

Një pjesë e madhe e komentuesve kanë shprehur  zhgënjimin e tyre me zgjedhjen e kompanisë, duke iu referuar pamjes gjithnjë në ndryshim të Khloe-s, e cila është akuzuar për operacione plastike. “Pasioni i saj për bukurinë paska një fytyrë krejt të re”, shkruante një person.“ Ne duam një grua të vërtetë, dikë që mund të shijohet, dikë me një fytyrë të vërtetë, dikush që është e thjeshtë. Kjo nuk është e tillë”, vijoi një tjetërIpsy ndau lajmin në faqen e saj në Facebook të hënën në mbrëmje, duke shkruar: “Njihuni me partnerenn tonë më të re të markës Khloe Kardashian! Ja gjithçka që duhet të dini për pasionin e saj për bukurinë”.Kompania vendosi  linkun në blogun e saj me një përshkrim të gjatë të dashurisë së Khloe-s për produktet e bukurisë dhe listën e artikujve kozmetikë .Pasi mësuan se Khloe u bë pjesë e saj, disa klientë thanë se po konsiderojnë anulimin e abonimeve të tyre.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *