• |
ide | kryesore

Kreu i PD në Shkodër: Kandidatët ndalohen të merren me fushatë

Lajme, Të fundit



Xhevdet Amuli, kre i PD-së në Shkodër, ka folur rreth procesit të votimit të kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në qytetin që ai përfaqëson.

Ai e quajti risi mënyrën se si do të realizohet votimi dhe tha se procesi do të vijojë deri në orën 18:00.

“Prej disa ditësh PD ka filluar përzgjedhjen e kandidaturave, përfaqësuesit e vet politikë si në pushtetin qendror ashtu dhe lokal. Sot është dita që PD dega Shkodër të përzgjedhë kandidaturat për pushtetin qendror dhe lokal. Anëtarësia e qytetit të Shkodrës është rreth 6 mijë anëtarë që janë të listuar në listat e PD-së. Procesi filloi në orën 10:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 18:00. Pas procesit do të nisë numërimi dhe do të deklarohet vullneti i tyre për kandidaturat. Është hera e parë që në PD në 30 vite pluralizëm që zhvillohet kjo mënyrë përzgjedhjeje. Është risi për PD”, deklaroi ai.

Kreu i PD-së në Shkodër shtoi se është e ndaluar prej strukturave të Partisë Demokratike që kandidatët të merren me fushatë.

“Për mendimin tim kjo është lista më e mirë që është zgjedhur, ndoshta mund të ketë dhe ndonjë hatërmbetje por me këtë listë është marrë një komision prej 1 muaji e gjysmë. Kjo është një garë brenda vetes dhe nuk ka asnjë problem. Në fund të garës dhe në fund të ditës jemi për një qëllim. Anëtarët kanë për detyrë të zgjedhin kandidaturat më të mira që të jenë përfaqësues të denjë të Shkodrës”, tha Amuli.



1 Comment

  1. LISTA ME E MIRE , IDIOT , AJO LISTE ESHTE MEDIOKRE , NUK E MIRITON shkodra ate liste , ju jeni misionar te shkatrrimit te demokracise ne Shkoder , ju , ramiz cpoba , e zheletq e ju sjellen rreth e rrotull po largoni Demokratet e vertet , antikomunistat , dhe ato qe nuk kane lidhje me sigurim e shtetit .
    Ate liste e njerre nje rajon i cildo ne Shkoder po kur ka mbete Shkodra ne dore te katundarve , injoranta , keshtu do te jete , ju po bani pune e edi rames eshte turp per Shkodren qe lista e ps ish komunistave me kene me cilsore se e PD qe ka kene gjithe Shkodra me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *