• |
ide | kryesore

Mediat italiane japin alarmin: Paratë e pista të shqiptarëve po blejnë Venecian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Në Venecia situata është shumë kritike. Shumë hotele, restorante dhe dyqane janë në shitje. Pas karantinës, qyteti venecian ishte një nga më të prekurit për shkak të mungesës së turistëve në Itali”.

Kështu nis një shkrim i gjatë i “Il Gazzettino” që ngre alarmin se një nga qytetet ikonë të Italisë po shitet te shqiptarët të cilët po pastrojnë para të pista. Është presidenti i Ascom të Venecias, Roberto Magliocco që në një intervistë flet për një “ofertë të re” të shqiptarëve të cilët janë hedhur në sulm në Venecia.

Aty shumë prona janë kërkuar të blihen. Por në emër të kujt? Sipas presidentit, ekziston një mundësi që të ketë trafik ndërkombëtar të parave që më pas kalojnë përmes blerësve “të heshtur”, përfshirë shumë shqiptarë.

“Çdo ditë në Venecia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qendrën e saj historike. Kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, faqja tjetër është se të tjerë, e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre.

Në Venecia turizmi është kthyer pjesërisht. Por ata janë turistë që nuk përfitojnë nga qendra historike pasi nuk shpenzojnë dhe nuk u sjellin dobi dyqaneve dhe restoranteve.

Kthimi i anijeve të lundrimit mund të ndihmojë pjesërisht, por në qendrën historike situata është në limitet e qëndrueshmërisë. Si mund të mendoni se paguen 10 mijë euro qira në muaj nëse askush nuk hyn në dyqan?” – thotë Magliocco, citon lapsi.al.

Sipas shkrimit të “Il Gazzettino” shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venecias ose për interes të tyre, ose për llogari të të tjerëve apo për të pastruar paratë e pista dhe kjo ende nuk është e qartë.

“As mos mendoni se blerësit që janë ofruar janë kinezë apo rusë. Ata janë shqiptarë që kërkojnë sidomos të blejnë në sektorin e hotelerisë. Nuk dihet nëse e bëjnë për interes personal apo në emër të dikujt tjetër që nuk kërkon të shfaqet. Fakt është që mbi këtë çështje po hetojnë autoritetet kompentente për të kuptuar nëse pas tyre janë investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë apo prova të riciklimit ndërkombëtar të parave” – thotë ai.

Në Venecia jetojnë rreth 1450 shqiptarë, që për nga numri renditen të katërtit mes komuniteteve të huaja. Sipas të njëjtave burime sipërmarrës shqiptarë në këtë territor janë rreth 360, të tretit në numër pas atyre kinezë dhe rumunë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Keta italianet raciste te ndyre. Dihet qe para ne itali ka ndrageta e cosa nostra. Ndragheta i blen ato e jo shqiptaret. Racistet

    1. Observacioni i duhur! Keta jane shume raciste..Kane pare ndonje shqipetar qe blen nje kasolle dhe tani doli puna e mafias!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *