• |
ide | kryesore

Ministri i Sportit nuk ndal kampionatin, Genoa proteston: “Jemi të gjithë në karantinë”

-Instant, Sport



“Nuk ka shkak për të ndaluar kampionatin”. E thekson ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, në lidhje me situatën në Serie A, pas 14 lojtarëve pozitivë të Genoas. Në të njëjtën kohë ministri i gjykon “të nxituara” fjalët, më pas të korrigjuara, nga nënsekretarja Sandra Zampa e cila fillimisht kishte frikë nga hipoteza e pezullimit të Serisë A pas çështjes së Genoas. Pas fjalëve të thëna në mëngjes (“protokolli është i qartë, kampionati i Serie A duhet të pezullohet”), Nënsekretarja e Shëndetësisë Sandra Zampa në fakt ishte vetëkorigjuar. “Gjatë intervistës time në Radio Capital thashë që, në bazë të Protokollit të nënshkruar nga Federata Italiane e Futbollit, lojtarët pozitivë me Covid-19 nuk mund të luajnë derisa të testohen negativisht. Kjo nuk do të thotë që Serie A do të pezullohet. Do të jenë më pas FIGC dhe klubet e futbollit që do të vendosin për fatet e kampionatit: nëse do lejojnë të rikuperojnë ndeshjet skuadrat që nuk mund të luajnë, ose do të aktivizojnë rezervat në fushë”.

Figc dhe Serie A janë të orientuara drejt udhëzimeve evropiane, kështu që kushdo që ka 13 lojtarë në dispozicion (me të paktën një portier) mund të zbresë në fushë. Pasdite, është planifikuar këshilli i jashtëzakonshëm i Lega: kërkesa e Genoa për të shtyrë ndeshjen kundër Torinos do të analizohet dhe do të diskutohet një rregull (më pak i ashpër se ai i Uefa) që mund të përcaktojë një numër minimal të lojtarëve për të luajtur.

“Jemi në karantinë. Asl na ka ndaluar, nuk mund të luajmë të shtunën kundër Torinos edhe me 13 të disponueshmit. Pa stërvitje duhet ta shtyjmë. Data mund të gjendet sepse Torino nuk luan në Europë”. Ky është qendrimi i Daniele Faggiano, drejtori sportiv i Genoas. “Së shpejti do tiu komunikojmë listën e lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë. Po zgjidhim problemet në lidhje me privatësinë e pastaj do të japim listën e plotë”, ka përfunduar Faggiano.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *