• |
ide | kryesore

Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Lajme, Të fundit



Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviç i është ndaluar hyrja në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka njoftuar se ia ka refuzuar kërkesën për vizitë. Sharçeviç kishte planifikuar të vizitonte një institucion arsimor në veri të Mitrovicës dhe sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ndalimi është bërë për disa arsye.

Një nga arsyet është është vazhdimi i fushatës së Serbisë për mosnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës. Shkak i këtij ndalimi po ashtu janë bërë dhe fletarrestimet e Interpolit të azhurnuara nga Serbia kundër qytetarëve të Kosovës si dhe mirëmbajtja e strukturave paralele.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *