• |
ide | kryesore

Numri më i ulët i testimeve në rajon, Shqipëria nuk ndryshon në renditje

Lajme, Të fundit

Shqipëria vijon të mbetet e fundit në rajon për numrin e testeve të kryera në raport me popullsinë, renditje që e ruan që prej fillimit të pandemisë. Bazuar në të dhënat e “Ëorldometer”, rezulton që vendi ynë ka kryer vetëm 28779 teste për një milion banorë. Në vendet e rajonit nivelet e testimit janë disa herë më të larta. Në Greqi, në total janë kryer 1,296,795 teste ndërsa në Maqedoninë e Veriut numri i testeve për një milion banorë është 89,798. Në Serbi janë bërë 129,194 teste dhe në Malin e Zi 108,675. Edhe Kosova ka kryer më shumë teste, për një milionë banorë rezultojnë të jenë kryer 37 385 teste.


Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, tha të hënën se janë fuqizuar kapacitetet testuese, ndërkohë që situata po njësoj. Për ekspertët, gjurmimi, testimi dhe trajtimi mbeten mënyra e vetme, me anë të së cilës mund të kontrollohet pandemia.


1 Comment

  1. E dëgjova Manastrliun të deklaronte paturpësisht se Greqia është më keq se Shqipëria për numurin e infeksioneve në ditë pasi ajo ka pasur 240 kurse Shqipëria 127.
    Greqia ka një popullsi 5 herë më të madhe se Shqipëria e nëse kihet kjo parasysh, që të ishte më keq se Shqipëria, ajo duhet të kishte më shumë se 127 X 5 të infektuar në një ditë.
    Akoma nuk po e marim vesh këmbënguljen idiote për testimet se nuk qenka e nevojëshme të shtohen.
    Çfarë llogjike është kjo ?
    Si mund të verifikohet e mjekohet një i sëmurë, pa i përcaktuar diagnozën aq më tepër për një epidemi me përhapje të shpejtë e të gjërë por edhe të rrezikëshme ?
    A mos na paska shpikur ministresha e Ramës ndonjë metodë tjetër të saj veç testimit për të diagnostikuar të infektuarit nga pandemia ?.
    Në Amerikën e veriut e të jugut, në Azi e Afrikë, vetëm në ato vende ku u shtuan testimet, u verifikuan shifra më të larta të infektimit e të viktimave.
    Është SHBA vërtetë vendi me shifrat ndër më të larta të nunurave të infektimit e viktimave edhe për një milion banorë, por atje numuri i testimeve përbën 1/3 e numurit të popullsisë kurse në Shqipëri ky raport ësht 1/30 e popullsisë..
    E dëgjova gjithashtu Manastirliun të bëjë propogandë kundër opozitës se e ka quajtur katastrofale gjendjen e Shqipërisë nga pandemia duke përhapur panik.
    Po a kujton kjo se e kanë haruar shqiptarët se çfarë deklaronte Rama në mars kur parashikonte 15 mijë viktima ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu