• |
ide | kryesore

Opozita parlamentare bojkoton mbledhjen: Mazhoranca nuk ka vullnet për reformën zgjedhore

Lajme, Të fundit



Opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, mëngjesin e sotëm, në të cilin po diskutohej nen për nen projektligji për Kodin Zgjedhor. Në një deklaratë, ata thonë se në komision nuk ka vullnet pozitiv nga ana e mazhorancës për të realizuar reformën zgjedhore.

Deputetja Rudina Hajdari ftoi kolegët e saj që të bojkotonin tryezën. Sipas Hajdarit, tryeza u braktis për shkak se mazhoranca nuk ka vullnet pozitiv për të realizuar një reformë, që të gëzojë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Ajo tha se opozita nuk do të bëhet pjesë e kësaj loje të shëmtuar.

“Vendosem ta bojkotojme seancen e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca per te realizuar ate reforme madhore per te cilën gezojmë sot mbeshtetjen e shumices se shqiptareve, pra hapjen reale dhe 100% te listave. Nese maxhoranca do te vazhdoje ne kete rruge, duke ardhur me drafte te cilat nuk synojne hapjen e listave por mashtrimin e shqiptareve, ne nuk do te behemi pjese e kesaj loje te shemtuar, le ta bejne vete. E di qe shume qytetare ndoshta edhe jane lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta eshte edhe qellimi i kastes se vjeter politike, ti lodhe qytetaret tej mase e me pas te bejne ate qe kane bere gjithnje, te genjejne, por kjo qe po bejme eshte shume e rendesishme jo per sot, por per 30 vitet e ardhshme. Na duhet qe ketij vendi ti rikthejme demokracine si nje mjet per te rritur mireqenien dhe zhvilluar ekonomine. Ne nuk dorëzohemi”, -tha Hajdari.

 



6 Comments

  1. Qenka merzit rudi. Kjo zhgarravine e vogel eshte nje nga vemjet qe mbajti ne kembe kete veremli te gjate dhe sot ankohet

  2. kjo ishte e para ber bojkot masiv, kur e boni opozita, kjo u fut

    votoi gjith cfare donte gjatosh palloshi

    tha – nuk e braktis parlamentin une

    mori xhixhat

    tani po braktis institucionet

    do me kap noi thele te majme prape

    po robt nuk harrojn

  3. Ne se ti dhe palacot e tu,s’do futeshit ne kuvend, sot nuk do t’i kishim keto probleme.
    Prandaj mire e ke!
    “S’ke pare gje akoma”!

  4. I qenkan mbaru leket Hajdares, si duket do ndonje dore tjeter. Si skeni turp e i jepni vend neper lajme nje katunareje si kjo dhe te gjithe te tjeret qe Ramazoni i emeroi deputete gje qe ska ndodhur ndonjehere. Ke perfaqesojne ketu “deputete” a mund te na e sqaroni perpara se te shkruani per “indinjaten” e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *