• |
ide | kryesore

Parcelat me kanabis në Skrapar, gjykata liron policen dhe kryeplakun e fshatit, 4 të tjerë në burg

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për 6 shtetasit e arrestuar 2-ditë më parë në Skrapar,në kuadër të operacionit policor “Kanioni”, gjatë të cilit u gjet dhe sekuestruar një sasi prej 176 5 lëndê narkotike “Canabis Sativa” e presuar.

Edhe pse prokurori i çështjes, Gentjan Abazi ka kërkuar nga gjykata masën e sigurisë “arrest në burg” për të gjashtë të arrestuarit, gjyqtari i çeshtjes, Pëllumb Zaimi ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Anxhela Beshirin, punonjësen e Policisë Bashkiake Durrës dhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kryeplakun e fshatit Çorogjafë, Fatos Lamaj. Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë: Arben Lekli, Albano Bendo, Sefedin Dokaj dhe Fatjon Beshiri, gjyqtari Pëllumb Zaimi ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat.

Shtetasit e sipërpërmendur u arrestuar 2-ditë më parë nga policia në kuadër të operacionit policor “Kanioni”. Pas një hetimi 1-mujor, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Arben Lekli dhe ambientet e tjera përreth saj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176.5 kg lëndë narkotike “canabis sativa”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim edhe administratori i Njësisë Administrative Tërpan,T.Z,për veprën penale “Shpërdorim detyre” si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi 14-vjeçari T.Beshiri, banues në Durrës. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale: “Prodhimi dhe shitje të narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *