• |
ide | kryesore

U pezullua nga detyra për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor, Artan Shkëmbi sot në Gjykatën e Posaçme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zv.drejtori i OFL-së, i pezulluar nga detyra Artan Shkëmbi është paraqitur sot para Gjykatës së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shkëmbi ka qenë i vetëm teksa ka hyrë në ambientet e GJKKO por ai do të mbrohet nga avokati Artan Broci.

“Prokuroria do të kërkojë për të vijuar gjykimin i pezulluar nga detyra. Kjo seancë i jep mundësinë z.Shkëmbi të japë deklaratën e tij dhe versionin për ngjarjen. Shkëmbi dyshohet se ka dekonspiruar të dhëna për një grup kriminal që ishte nën hetim nga autoritetet gjermane. Është një çështje duke u hetuar që ka të ngjarë të ketë të përfshirë dhe zyrtarë të tjerë të policisë”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Vendimi për pezullimin e tij u mor dy ditë më parë nga gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe u pasua nga një urdhër i kryepolicit Ard Veliu.

Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit. Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale.



4 Comments

  1. Qendro i forte si Shkemb Graniti!
    Te ka Partija Heroinike Kryehetues!

    Jermanet te kane inat, ‘andaj edhe çpifin per ti!

  2. Kokeshpulla e mutit. Ti hysh me dacka nga koka. Po kishte dicka ky vemja, perderisa nuk e kaloi poligrafin. Mos ta diktonte gjermoni ket pune do vazhdonte ky rrezik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *