• |
ide | kryesore

Video/ I shkohej në banjë, Dier lë fushën: Mourinho e ndjek i tërbuar për ‘braktisjen’

-Instant, Sport, Video



Të gjithë e thërrasin José Mourinho, ‘Special One’, e të martën në mbrëmje portugezi dha një tjetër provë përse e quajnë të tillë. Rreth 15 minuta nga përfundimi i Tottenham-Chelsea, sfidë e vlefshme për 1/8 e Carabao Cup, tekniku portugez, me të tijtë në disavantazh 1-0 e në kërkim të barazimit, vërejti se skuadra e tij ishte në atë moment me 10 lojtarë, sepse Eric Dier kishte shkuar në banjë për nevoja personale të papritura.

Mourinho, i befasuar e i tërbuar, u sul drejt dhomave të zhveshjes për të rikthyer menjëherë në fushë lojtarin e tij e imazhet në pak kohë bënë xhiron e botës. Para ndjekjes së Dier, Mou u bë protagonist i një debati me Frank Lampard, me të cilin ka ndarë 4 vjet tek Blues. Mësuesi e nxënësi patën një konfrontim të ndezur gjatë pjesës së parë, edhe pse pastaj situata u qetësua e të dy i dhanë dorën njëri tjetrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *