• |
ide | kryesore

Video/ Trofeu i pestë radhazi për Flick: Bayern ka nevojë edhe për fat që të kalojë 3-2 Dortmund

-Instant, F1, Sport, Video



Kampionët e Gjermanisë, fituesit e Pokal e kampionët e Europës dhe fituesit e Supekupës së Europës të Bayern Mynih kërkojnë të fitojnë cdo trofe të mundshëm dhe Superkupa e Gjermanisë nuk bënte përjashtim. Bavarezët, edhe me pak fat, kanë mposhtur 3-2 Borussia Dortmund, duke lënë pas shpine atë humbje të rëndë të pësuar ndaj Hoffenhaim. Verdhezinjtë e Dortmund rikuperuan dy gola, por u dorëzuan 8 minuta nga fundi, në një gabim të tyre e përballë fatit të Kimmich.

Bayern kaloi në avantazh në minutën e 18 me Tolisso. Aksioni i bavarezëve është tipik për skuadrën e Flick, që këtë herë coi në finalizim mesfushorin francez, që nuk mund të gabonte në këtë rast. Ndeshja ka ruajtur një ritëm frenetik, me Bayern Mynih që tentoi të mbyllte ndeshjen që në pjesën e parë, pas avantazhit të Tolisso e Dortmund që kërkonte barazimin. Në fakt, bavarezët i shkuan pranë misionit, kur Mueller në minutën e 32 shënoi golin që dyfishoi rezultatin.

Nuk kishte ndërmend të hiqte dorë kaq herët Dortmund dhe mendon Brandt për të kthyer në lojë verdhezinjtë, me golin e shënuar në minutën e 39, që i jep shpresë Borussia të kërkojë të ndryshojë ekuilibrat në pjesën e dytë. Borussia Dortmund nisi me marsh tjetër pjesën e dytë, ose më saktë, ekzaktësisht si mbylli minutat e fundit të pjesës së parë. Haaland barazoi rezultatin në minutën e 55, duke shfrytëzuar një hapësirë mes prapavijës bavareze. Përballë portierit shtatlarti nuk gaboi, duke i cuar shifrat në 2-2 dhe duke tronditur bavarezët, që në fakt nuk janë skuadër që dekurajohen.

E ndodhi pikërisht kështu: Bayern Mynih kaloi përsëri në avantazh përballë Borussias tetë minuta nga fundi. Një gabim i lojtarëve verdhezinj dhe shumë fat i Kimmich, bënë që bavarezët ta shohin veten në 3-2 në minutën e 82 të takimit dhe me kundërshtarët që e patën të pamundur për të kthyer ekuilibrin, duke i dorëzuar një tjetër trofe skuadrës impresionuese të Flick.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *