• |
ide | kryesore

“20 mijë euro për lojtar”: Halili premton bonusin për të mundur Young Boys

-Instant, F1, Sport



Për Tiranën ky është takimi me historinë. Është e qartë se një kualifikim në fazën e grupeve të Europa League vlen pothuaj 1 milion euro të ardhura nga UEFA, kështu që presidenti bardheblu Refik Halili nuk ka ndërmend ta humbasë, ose më saktë ka në plan ti provojë të gjitha. Kështu, propozimi është një bonus prej 20 mijë euro për secilin futbollist në rast se mundin Young Boys.

“Dua që të fitoni për historinë e Tiranës – i ka thënë Halili lojtarëve -. Për lavdinë e fanellës, për të vazhduar 100- vjetorin e dytë të lavdishëm me këtë arritje të madhe. Është ndeshje historike, sepse klubi ynë nuk e ka bërë një gjë të tillë më parë. Dëshira është e madhe”, ka përfunduar numri 1 i klubit në mbledhjen me ekipin, në Bernë të Zvicrës, në hotelin ku janë grumbulluar 25 herë kampionët.

Tirana do të zbresë në fushë kundër zviceranëve në orën 20.30 për raundin e play-off të Europa League. Më parë bardheblutë kanë luajtur vetëm dy ndeshje në Champions, ku pasi mposhtën Dinamo Tbilisi u eleminuan në raundin e dytë nga Crvena Zvezda. Zbritja në Europa League ishte me fat, sepse shorti i hedhur për raundin e tretë i kaloi direkt në play off, ku tashmë duhet të bëjnë llogaritë me Young Boys.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *