• |
ide | kryesore

Champions/ Hidhet shorti i grupeve: Uzuni kundër Juventus e Barcelonës, Inter peshkon Real Madrid

-Instant, F1, Sport



Është hedhur në Gjenevë shorti për fazën e grupeve të Champions League që do të nisë në 20 e 21 tetor. Nuk mungojnë përplasjet e mëdha, por në përgjithësi kanë qenë grupe të ekuilibruar. Mund të buzëqeshë Lazio e Tares, që ka shmangur gjithë emrat e mëdhenj. Juventus ka gjetur përballë Barcelonën në grupin G. kundërshtari i dy gjigantëve europianë do të jetë Myrto Uzuni e Ferencvaros i tij, i rikthyer në grupet e kompeticionit pas 25 vitesh mungesë. Bayern ka gjetur rivalin më të fortë të grupit Atletico Madrid, ndërsa Inter, nuk mund të jetë i qetë në një grup cinik me Real Madrid, Shakhtar e Borussia Monchengladbach.

GROUP A
Bayern Munchen
Atlético Madrid
Salzburg
Lokomotiv Moskva

GROUP B
Real Madrid
Shakhtar Donetsk
Internazionale
Borussia Mönchengladbach

GROUP C
Porto
Manchester City
Olympiacos
Marseille

GROUP D
Liverpool
Ajax
Atalanta
Midtjylland

GROUP E
Sevilla
Chelsea
Krasnodar
Rennes

GROUP F
Zenit
Borussia Dortmund
Lazio
Club Brugge

GROUP G
Juventus
Barcelona
Dynamo Kyiv
Ferencváros

GROUP H
Paris Saint Germain
Manchester United
Red Bull Leipzig
İstanbul Başakşehir

DATAT
Faza e grupeve do të nisë në 20 e 21 tetor 2020 e do të përfundojë në 8 e 9 dhjetor. Faza me eleminim direkt, ndërkohë, do të zhvillohet në 2021: 1/8 mes 16 shkurt e 17 mars, cerekfinalet mes 6 e 14 prillit, gjysëmfinalet mes 27 prillit e 5 majit. E finalja është në program në 29 maj 2021 në stadiumin Atatürk të Stambollit.

FAZA E GRUPEVE
Java 1: 20/10/2020–21/10/2020
Java 2: 27/10/2020–28/10/2020
Java 3: 03/11/2020–04/11/2020
Java 4: 24/11/2020–25/11/2020
Java 5: 01/12/2020–02/12/2020
Java 6: 08/12/2020–09/12/2020

FAZA ME ELEMINIM DIREKT
1/8 e finaleve: 16/02/2021–17/03/2021
1/4 e finaleve: 06/04/2021–14/04/2021
1/2 e finaleve: 27/04/2021–05/05/2021
Finalja: 29/05/2021



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *