• |
ide | kryesore

Arrestohen 2 të shpallur në kërkim, prangosen edhe 6 shoferë

Lajme, Të fundit



2 persona që kanë qenë më parë të dënuar dhe në masë arresti janë arrestuar nga Policia e Tiranës.

Me 1 vit burg është dënuar 50-vjeçari me iniciale A.Sh, nga Apeli i Durrësit për mashtrim kurse një 26-vjeçar tjetër i është caktuar masa e arrestit me burg për trafik droge në bashkëpunim.

Ndërkohë në prangat e uniformave blu kanë rënë dhe 6 shoferë që u kapën në gjendje të dehur duke i dhënë mjetit ose pa leje drejtimi.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. , 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
  2. , 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse”, shkruan policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *