• |
ide | kryesore

Basha: Ku do t’i gjeja 312 milionë euro për t’ua ndarë bizneseve dhe familjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi pak ditë më parë një plan me 5 pika për rimëkëmbjen e biznesit, por edhe nxitjen e konsumit të familjeve. I pyetur se nëse do të ishte kryeministër ku do t’i gjente lekët për të financuar këto premtime Basha dha këtë përgjigje.

“Kosto totale e planit tonë prej 5 pikash anti-kovid për 6 muajt e ardhshëm është afro 312 milionë euro. Gjithçka është e kostuar, kemi mbledhur të dhënat, kemi caktuar prioritetet. Janë 312 milionë euro që ndahen në 6 muaj, 3 muaj të këtij viti tetor, nëntor, dhjetor dhe janar, shkurt, mars të vitit të ardhshëm.

Pa diskutim pas 25 prillit, Partia Demokratike e ka gati një plan për tu përballur edhe me pandeminë edhe për të ndërtuar një ringritje ekonomike të qëndrueshme, për gjithë vendin pavarësisht prej pandemisë.

Ju e dini që shpenzimet e buxhetit janë diku te 4.5 miliardë euro në vit. Ne propozojmë që qeveria të rialokojë mesatarisht 52 milionë euro në muaj për 3 muaj të këtij viti dhe 52 milionë euro në muaj për tre muajt e parë të vitit të ardhshëm. I bie afërsisht 156 milionë euro rialokim brenda një buxheti prej 4.5 miliardë.

Që do të thotë nuk po kërkojmë rialokimin e 30% të buxhetit, por po kërkojmë rialokimin e 3% të buxhetit. Nuk ka shqiptar mos ta kuptojë që me 3% të buxhetit, ky plan është tërësisht i financueshëm” – tha Basha në një intervistë në Syri Tv. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Po sikur me shit ato vilat qe ke ble kto kohet e fundit, a plotesohet 3%. Po qe se nuk plotesohet, shesim ate vilen ne hollande dhe i themi kunatit me na dhone nji dore. He si thu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *