• |
ide | kryesore

Basha tregon cilat janë mundësitë për një koalicion me Ramën pas zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka bërë të qartë pozicionimin e tij se nuk do të pranojë bashkëqeverisje apo koalicion me PS-në teksa paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se me marrjen e pushtetit, do e çojë për ndjekje penale para drejtësisë për dosjet e korrupsionit që janë bërë gati.


“Shumë prej këtyre dosjeve i kemi çuar në SPAK. Dosjet janë gati, Rama do shkojë për ndjekje penale sa më takon mua si kryeministër nesër e do marrë ndëshkimin e merituar.


Për Ramën s’kam asnjë ofertë koalicioni e nuk pranoj asnjë ofertë dhe kam vetëm një mesazh: Pas 25 prillit e pret drejtësia, ndëshkimi i merituar, ky është mesazhi, ato dosje që janë bërë gati të korrupsionit galopant do shkojnë në drejtësi e të hetohen.

S’ka bashkëqeverisje me të keqen.

T’i kërkosh njeriut që e ka vjedhur Shqipërinë deri në kockë, që në kulmin e pandemisë bënte tendera sekretë e po vjedh ca ka mbetur par se të largohet për qeveri teknike ne funksion te shqiptareve është utopi e s’merrem fare me utopi unë po bëj detyrën time si opozitë.

Një njeri i tillë do largohet, si janë larguar njerëzit e kalibrit të tij në Evropë dhe në botë”, – tha Basha në Syri tv.

6 Comments

  1. Pse ka zgjedhje ketej?! Shiko shiko….dhe shqipot do shkojn te lumtur ne votime…hahaaa …hajde humor shqiposh…

  2. Basha ka fillu me premtimet si plaku vitit te ri. Per mesuesit, doktoret, infermieret, fermeret….. per klasen e mesme, klasen e ulet. Te gjitheve u premton nga 1000euro, 500euro, ceqe, punesim… shpija te reja.
    Opozites ia trash zerin dhe e kercenon me burg.

    Eshte i njejti film qe shikojm sa here qe vine zgjedhjet. Toci kuklles saliut eshte aty se kshu do Saliu. Pa Saliun ky bythqir pa shtylle kurrizore, nuk do ishte aty as per nje jave.

    A do japi dorheqjen po i humbi zgjedhjet?

  3. Ashtu thoni ju shkerdhata kur jeni ne opozite dhe pastaj harroni! Keshtu tha Nano per Sahalen,dhe e selli ne 2005 ne pushtet,keshtu tha Sahaleja per Nanohalen dhe nuk beri gje,keshtu tha Edvinhalja ne 2013 dhe nuk beri gje! You do do futur te gjithe ne burg ,po akoma nuk ka ardhur sahati ! NE HALE VAFSHI TE GJITHE!

  4. Kush i hedh këto tymnaja në treg?Pa tjetër propaganda neo komuniste e Ps.Si mund të mendohet e më keq të diskutohet kjo gjë.E gjithë kjo për të çoroditur zgjedhësit e për të treguar që kjo është e mundur.Zgjedhjet e ardhëshme janë mundësia e fundit e shqiptarëve për tu ndarë përfundimisht nga tentakulat e neo komunizmit e për rifituar rrugëtmin drejt Europës.Rama ka bërë krime plot dhe të shpresojmë që drejtësia e reformuar Euroamerikane të funksionojë.Dhe këtu fillon ndarja përfundimtare.

  5. O Bashe ndrro kaseten se le name,keshtu the edhe per LSIne ne zgjedhjet e kaluara qe PDja nuk do beje kurre kualicion,por ja qe tani je krah per krah me Monen,per te mos kujtuar gjithe te tjerat qe ke thene dhe e ke dredhur prape se i dime te gjithe,megjithate ”premtimi”yt eshte i justifikueshem,pasi tutori yt,vampiri Berisha tha ne nje interviste qe opozita duhet ta çoje Ramen per ndjekje penale,keshtuqe ti do,sdo ashtu do thuash,por nga e thena ne te bere…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu