• |
ide | kryesore

Bota kremton ditën ndërkombëtare të kafes

-Instant, Lajme, Planet
kafejeetw-735x400.jpg



1 tetori shënon ditën e pijës më popullore në botë, kafesë. Kjo shije e pazëvendësueshme na shoqëron prej 11 shekujsh dhe për shumë njerëz është mënyra më e mirë për të nisur ditën. Kafja është malli i dytë më i tregtuar i planetit dhe pija e dytë më e konsumuar pas ujit.

Kokrrat magjike u zbuluan në shekullin e 9-të nga një bari në Etiopi të Afrikës. Ai pa që bagëtitë ndiheshin mirë, kur hanin kokrrat e kuqe. Caktimi i një dite të veçantë për të tërhequr vëmendjen tek kjo pije dhe për të promovuar historinë, përfitimet e popullaritetin e saj u bë marsin e 2014-tës, nga organizata Ndërkombëtare e Kafesë.

Sipas shkencëtarëve, kafeja ndihmon në ndalimin e dhimbjes së kokës dhe ka një efekt 40% më të fortë se qetësuesit. Kafeja ndihmon dhe rrit përqendrimin e njeriut dhe bëhet e ditur se një majë luge kafe me shumë qumësht që i jepet fëmijëve në moshën e shkollës, rrit performancën e tyre në mësim. Kjo ditë shërben si homazh për miliona njerëz anekënd globit duke nisur nga prodhuesit e saj, fermerët, baristët, kafenetë dhe të gjithë të tjerët e përfshirë në këtë industri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *