• |
ide | kryesore

Drejtonte makinën pa patentë, përplas policin dhe largohet. Arrestohet i riu në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka goditur me makinë punonjësin e policisë dhe më pas është larguar.

Pas disa minutash ndjekjeje, “Shqiponjat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin A. G., 27 vjeç dhe ka rezultuar se ai nuk kishte patentë dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja që ai ka tentuar që t’u ikë forcave të policisë.

Për të tashmë rëndojnë tre akuza “Mosbindje e punonjësit të policisë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë me dhunë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Policia bën me dije se “materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

Sa i përket punonjësit të lënduar, bëhet me dije se marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *