• |
ide | kryesore

Eksperti italian: Virusi është po aq i rrezikshëm sa në pranverë, situata po përkeqësohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Gjërat kanë filluar të përkeqësohen”. Kështu thotë eksperti italian Roberto Burioni në buletinin e 1 tetorit të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë duke mos fshehur frikën.

“Ju lutemi, kini kujdes – bën apel Burioni – mbani distancën, vendosni maska, shmangni vendet e mbushura me njerëz brenda, lani duart. Virusi është atje, aq infektues dhe i dëmshëm sa ishte në pranverë. E gjitha varet nga ne ” – thotë ai.

Virologu duket i shqetësuar dhe ka një arsye për këtë, duke pasur parasysh që vala e dytë po e vë Francën dhe Spanjën në vështirësi serioze. Nëse Italia po bën shumë tamponë është e qartë se ekziston nevoja.

“Nëse të infektuarit vazhdojnë të rriten në këtë mënyrë që 5% e të prekurve të përfundojnë në spital rrezikohet që edhe një herë ta fusim sistemin shëndetësor në krizë. Dhe pastaj po që në atë rast makthi i përjetuar në pranverë do të fillonte përsëri, një skenar që duhet të shmanget me çdo kusht” – e mbyll eksperti. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *