• |
ide | kryesore

FOTO/ Zgjedh numrin e firmos deri në 2025: Hauge krijon ndjesitë e para të botës Milan

-Instant, Sport



Tani është zyrtare. Milan ka blerë me titull përfundimtar Jens Petter Hauge, sulmuesin norvegjez të Bodø/Glimt. 21 vjecari do të lidhet me klubin kuqezi deri në 30 qershor 2025. I lindur në Bodø, në Norvegji, në 12 tetor 1999, Hauge është rritur në sektorin e të rinjve të Bodø/Glimt me të cilët debutoi në skuadrën e parë në 2016.

Pas 67 prezencash e 9 golash, në 2018 lojtari u transferua në huazim tek Aalesund, përpara se të kthehej tek Bodø/Glimt ku ka koleksionuar 51 prezenca të tjera e realizoi 26 gola në dy sezonet e mëpasshme. Lojtari i talentuar norvegjez do të mbajë fanellën me numër 15. Hauge sdo të jetë me shumë mundësi në pankinë për sfidën kundër Spezias të dielën në orën 18 në San Siro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *