• |
ide | kryesore

Genoa në karantinë, shtyhet ndeshja me Torinon: zbulohen emrat e 11 futbollistëve të infektuar me Covid

-Instant, Sport



Testimet e reja kryera mbi stafin e futbollistët e Genoas kanë konfirmuar sërish 11 perona pozitivë ndaj koronavirusit dhe drejtuesit e klubit kuqeblu kanë kërkuar e marrë shtyrjen e ndeshjes me Torinon, e planifikuar për t’u luajtur të shtunën në mbrëmje. Ka qenë vetë presidenti Enrico Preziosi, që nëpërmjet një deklarate për mediat italiane, ka theksuar se nëse ndeshja nuk shtyhet, atëherë Genoa do të përfaqësohet me të rinjtë dhe se kjo do të cënonte garën, duke bërë që Liga të merrte shpejt një vendim.

Klubi italian ka bërë të ditur emrat e futbollistëve që janë prekur nga koronavirusi mes tyre edhe futbollisti me origjinë shqiptare Valon Behrami. Francesco Cassata, Lukas Lerager, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schone, Davide Zappacosta kanë rezultuar pozitiv. Behrami ishte i fundit që ka rezultuar i infektuar, pasi lojtari kishte dalë negativ ditën e hënë, por në testin e dytë rezultoi i infektuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *