• |
ide | kryesore

Gjenden super anti-trupat që bllokojnë sulmin e COVID-19 në qelizat e njeriut

Lajme, Planet



Shkencëtarët kanë zbuluar dy të ashtuquajtur “super antitrupa”, të cilët bllokojnë depërtimin e virusit Sars Cov 2 në qeliza.

Ato veprojnë me mekanizma pak më të ndryshëm dhe u pa se kur administrohen në doza të vogla, individualisht ose së bashku, ishin në gjendje të parandalojnë infeksionin tek minjtë.

Rezultati i studimit të botuar në revistën Science i hap rrugën terapive të reja, të cilat mund të bazohen në një koktej antitrupash të tillë. Një nga pjesëmarrësit në studim, virologu Massimo Galli, i quajti tejet premtues dy antitrupat e rinj neutralizues, të quajtur S2E12 dhe S2M11.

Kërkuesit i identifikuan ata pas një verifikimi të kujdesshëm të gati 800 antitrupave të izoluar nga 12 pacientë që arritën të shëroheshin nga sëmundja. Mekanizmi i veprimit në organizmin e tyre është studiuar në nivelin molekular falë kërkimit me super mikroskopin krio-elektronik, një teknologji kjo e vlerësuar me Nobelin e Kimisë në 2017-tën.

Në këtë mënyrë u zbulua se si S2E12 dhe S2M11 e ndalojnë virusin që t`i ngjitet receptorëve Ace -2 të qelizës pritëse, e njëri prej tyre arrin të bllokojë dhe proteinën e famshme Spike që koronavirusi përdor si çelës për të hyrë në qelizë.

Përveç neutralizimit të virusit, këto antitrupa gjithashtu duket se favorizojnë reagimin e qelizave specifike imune që luftojnë infeksionet, duke i ndihmuar të eliminojnë armikun.



1 Comment

  1. i gjith globi po analizon te gjitha ngjarjet faktet nga gjitha burimet e hapta dhe fshehta dhe gjitha po marrin permasa trajtimi vlersimi bindje angazhimi ku do te cojn ne ndeshkimin e plot te projektuesve te vet,askush ne ket bot nuk eshte i paprekshem nga robi ose ,i malli zot,askush te mos mendoj se i ka bere apo mund ti beje njerzit kafsh,se njeriu nese sformohet nga rregulli njerzor qe ju pergjigjet domosdoshmerive ,pra nese njeriu nuk projekton organizimin e jetes si thot i malli zot dhe se zbaton kjo eshte pergjegjsi e atyre qe marrin pergjegjsi mbi popuj,atehere njerzit ,e mesojne te verteten ne jete me fakte praktike dihet me kosto humbje se i mungon e verteta por kur e meson bindet zgjohet atehere eshte me i fuqishem se vet ato qe e mashtruan ne formim ligje politika dhe zgjohet,dinje se tani u zgjuan te gjith nga praktika,me eksperienc,dhe spyet kush me per forc,as ligje ,kuptojn me shpejt ajo qe i pergjigjet njeriu shpirti njerzor eshte vetem e verteta ne veprim mbasi si fjal flitet papushim,nese dikush ka grumbulluar para dhe mendon se me boten ben sipas deshires ta din se shpejt gjith boten do ta ken mbi kok ,tani ska rrug dhe streh tjeter per asken mbi tok vetem largimit nga padrejtesit angazhimit ne dobi,ose perplasjeve dhe zhdukjes totale erdhi koha qe grupet njerzore ti thon njeratjetres kur thon paqe dhe i sherbejn luftes ti thon largohu ti me vepra qe te largohem edhe un,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *