• |
ide | kryesore

Gjendet sendet personale të Kobe Bryant 8 muaj pas vdekjes

-Instant, Paparazzi, Slider



8 muaj pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant, janë gjendur disa objekte me vlerë të basketbollistit, të cilat i janë kthyer mbrapsht familjes së tij. Një person kishte fituar kohët e fundit një ankand për një dollap të braktisur në Los Angeles, që kishte brenda gjithçka nga Kobe Bryant, duke filluar nga atletet e tij, tek fanellat dhe madje një pallto që e ka pasur veshur në një set fotografik.

Në total, brenda dollapit kishte 35 atlete, fanella, veshje të Leakers, një “badge” i Lakers që lexonte “Mamba”, dokumente tatimore etj.

TMZ ka mësuar se blerësi i shiti të gjitha objektet tek Rene Nezhoda për 13 mijë dollarë. Por sapo Vannesa Bryant zbuloi gjithçka rreth ankandit, kërkoi një takim me Rene për të bërë një marrëveshje me të dhe për të marrë mbrapsht çdo gjë që i përkiste Kobe Bryant.“Çdo gjë u zgjidh. Një numër objektesh personale, veshjet dhe dokumentet tatimore ju shitën drejtpërdrejt familjes Bryant”, ka treguar Rene Nezhoda për TMZ.

Ai nuk ka zbuluar se sa ka paguar familja e basketbollistit për këto sende, për shkak të marrëveshjes. Megjithatë e rëndësishme për Vannesan dhe të afërmit e Kobe nuk ka qenë çmimi i tyre, por vetëm rikthimi i të gjitha objekteve tek ata.

Kujtojmë se Kobe Bryant u nda nga jeta në të njëjtën ditë me vajzën e tij, Gianna, pas një aksidenti tragjik me një aeroplan që ata po udhëtonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *