• |
ide | kryesore

Gjiknuri: Kërkesa e opozitës për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR është vetëm një tentativë për të zvarritur procesin

Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri thotë se kërkesa e opozitës për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR, është vetëm një tentativë për të zvarritur procesin.

“Nuk mund të diktohet procesi i reformës nga kërkesat tuaja. Në emailin tuaj me shumë kërkoni sebep për të mos gjetur kompromis dhe kërkoni të imponoheni. Sipas jush kompromis është vetëm ajo që kërkoni ju. Propozimet tona janë te bazuara ne praktikat evropiane dhe nuk eshte se kemi bere shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve eshte pikerisht qendrim i yni i bazuar ne praktikat evropiane. Kerkesa juaj per odihr eshte per te zvarritur procesin dhe futur ne krize kushtetuese vendin. Une jam i hapur per kompromis per ceshtjet e tjera nese ju deklaroni se do te pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj qe disa ne fakt i keni dhene dhe ketu. Nuk pranojme te na diktohet konsensusi me kerkesa vetem te njeres pale. Qe te mbahet peng gjithcka vetem nga formulimi per koalicionet, kjo eshte taktike e juaja per te cuar ne pengimin e zbatimit te Kushtetutes.

Oferta jone eshte te pranojme formulen e koalicioneve sipas shembujve te vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista te hapura. Me pas per ceshtjen e listave dhe pragut hajdeni te diskutojme. Ne i qendrojme propozimit tone per listat por megjithate hajdeni te ulemi dhe te punojme per te gjetur kompromis.

Tentativa qe konsensusi te quhet imponim vetem i njeres pale eshte i papranueshem per mazhorancen.” mësohet të jetë shprehur Gjiknuri.



5 Comments

  1. Ikni o funderrinat e kombit .
    Te gjithe keta qe gjoja po bejn reformen zgjedhore jane njerezit me te degjeneruar dhe me familjet me te degjeneruara.
    Ca dreq reforme do bejn keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *