• |
ide | kryesore

Gjiknuri sqaron propozimin për opozitën: Nuk do bëjmë konsensus me modele jo europiane

Lajme, Të fundit



Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, kryetari Damian Gjiknuri ka thënë se opozita e Bashkuar me propozimin e saj për të ruajtur koalicionet sicc janë, ka për qëlllim të bojkotojë procesin zgjedhor.  Sipas tij, Kodi aktual nuk mund të qëndrojë ashtu siç e kërkon opozita dhe i propozoi opozitës së Bashkuar t’i referohet një modeli të vetëm në Europë, të marrë përkufizimin e tyre për koalicionet.

“Pas një mbledhje tejet të gjatë me debate e diskutime, bëmë një propozim si PS dhe ju thamë nisur nga ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur që nuk normojnë më atë lloj koalicioni që dëshirojnë ata, prandaj iu kërkuam të na sjellin variantin e një vendi të BE-së dhe ne e pranojmë, ua çojmë edhe ODIHR. Ata duan të krijonë vakium ligjor për të mos shkuar në zgjedhje. Ata thonë: Ose prano atë që dua unë se ajo më intereson, ose nuk jap asnjë lloj zgjidhje”,- tha Gjiknuri. Sipas tij, PS-ja kërkon formulim të një vendi të BE-së, që nuk do bëjë konsensus me modele jo europiane pasi kjo është tallje dhe hipokrizi me shqiptarët.

“Nëse dëshirojnë konsensus: Hajdeni me produkt, po ta lëmë të zgjedhësh, merr një model të një ligji nga BE nëse e pranojmë ok, nëse jo i drejtohemi ODIHR, s’mund të kërkosh mendim europian me produkt ballkanik”,- tha ai.



5 Comments

    1. Te genjen mendja ore i shkrete. Ky vete ne burg aq sa vajti Berisha, Meta apo Basha. I kopsisin mire punet e tyre keta dhe mos degjo se cfare i thone njeri tjetrit.

  1. Modele europiane thote termet mavria . Europiane ??????!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Keta edhe ne bllofe edhe ne genjeshtra edhe ne mashtrime jane bere shume te shplare .

  2. Lulzim Basha ndërkohë, duket se i ka “harruar” dhe vetë personalisht nuk është duke u marrë më me “oligarkët”, duke ua lënë këtë detyre mediave dhe njerëzve pranë tij, që i “ngacmojnë” herë pas here.

    Nja dy vite më parë, ai nisi një fushatë agresive ndaj tyre, me deklarata pothuajse të përditshme.

    Në atë kohe u përfol, se në fakt kjo ishte një fushatë gjobëvënie.

    Dhe në fakt, duket se kështu ka qenë, pasi Lulzim Basha u bë me katër vila, dy në Tiranë e dy në bregdet, në Hamallaj.

    Bizneset e kunatit të vet ndërkohë, kanë lulëzuar.

    Efekti i sulmeve e dha efektin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *