• |
ide | kryesore

Hajdari: Nuk tolerojmë për hapjen e listave, do të vazhdojmë të bojkotojmë Kuvendin

Arkiva



Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për lista të hapura. Hajdari i kërkoi kolegëve të saj në opozitën parlamentare të bojkotojnë çdo seancë dhe çdo mbledhje derisa të merret parasysh drafti i tyre.

“Reforma Zgjedhore ka rënë gjithmonë. Partitë përpiqen ta përdorin për të fuqizuar partitë e tyre dhe pushtetin e tyre. Është e trishtë sepse kemi kërkuar gjatë gjithë kohës që qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur të drejtën e tyre” tha Hajdari. Draftin e PS, Hajdari e quajti hileqar pasi sipas saj ai ka për qëllim të pengojë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të drejtën e tyre.

“Duhet të kemi një parlament që është më i përgjegjshëm dhe kushdo të jetë kryeministër do kemi mundësi të uli korrupsionin. Nuk ka asnjë cm pas dhe ftoj kolegët që të shqyrtohet propozimi jonë”, tha Hajdari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *