• |
ide | kryesore

Hajdari: Partia Socialiste po këmbëngul për një draft hileqar

Lajme, Të fundit

Deputetja Rudina Hajdari, në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik u shpreh se Partia Socialiste po këmbëngul për një draft hileqar, që devijon debatin për hapjen e listave 100%.


Hajdari iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të opozitës parlamentare që të refuzojnë të shkojnë në çdo mbledhje, derisa të pranohet kërkesa e tyre për hapjen 100% të listave.


“Është e trishtë që PS këmbëngul me një draft që është hileqar, që devijon debatin për hapjen e listave 100%. Ne duhet të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje PS dhe kujto që është serioz për hapjen e listave. Nuk mund të negociojmë me këtë gjë, nuk do të bëjmë asnjë centimetër pas, sepse ka të bëjë me sovranitetin e popullit. Nuk ka centimetër pas. I ftoj kolegët e opozitës parlamentare që ne të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje, derisa të pranohet kërkesa jonë për hapjen 100% të listave. Beteja e tyre është për një pushtet të tyre personal, ndërsa beteja jonë është për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Hajdari.

4 Comments

  1. Po joooooo moj shoqe demukrate!
    Po ku bên Ay nga keto gjera!
    Ay, qe e paste Aneta drite, vetem pune te pastra bën!

  2. Lulzim Basha ndërkohë, duket se i ka “harruar” dhe vetë personalisht nuk është duke u marrë më me “oligarkët”, duke ua lënë këtë detyre mediave dhe njerëzve pranë tij, që i “ngacmojnë” herë pas here.

    Nja dy vite më parë, ai nisi një fushatë agresive ndaj tyre, me deklarata pothuajse të përditshme.

    Në atë kohe u përfol, se në fakt kjo ishte një fushatë gjobëvënie.

    Dhe në fakt, duket se kështu ka qenë, pasi Lulzim Basha u bë me katër vila, dy në Tiranë e dy në bregdet, në Hamallaj.

    Bizneset e kunatit të vet ndërkohë, kanë lulëzuar.

    Efekti i sulmeve e dha efektin.

  3. Nje gjo bane te mire, qe u shkepute nga lymi, i cili thonte sot , nuk bej koalicion me asnje dhe deputet do bej ke du une, pra lymi oshte vet ali vet kadi ke partia tij Leviz per demokraci por vendimet ti mori keyeka…. i partis dmth lymi. Ku ndrysho lymi ka kryeka.. … e partive te tjera ???. Ku ishim askund , ku po shkojm te partia lymit , haj shnet pra, nuk ndrysho kkryka.. lymi ka ata te tjeret, suksese lym kryeka…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu