• |
ide | kryesore

I jep fund beqarisë trashëgimtarja e Lamborghinit

-Instant, Paparazzi, Slider



Elettra Lamborghini i ka dhënë fund beqarisë me Afrojack në një ceremoni luksi me të ftuar VIP, në Villa Balbiano, Como, Itali.E veshur me një fustan të bukur të bardhë pas trupit, me detaje e dantella, Elettra, 26 vjeç, mbesa e themeluesit të kompanisë automobilistike Ferruccio Lamborghini, kurorëzoi dashurinë e saj me DJ Hollandez, 33 vjeç, në një ceremoni romantike të shtunën, me miqtë dhe familjen e tyre të pranishme.Elettra, e cila bëri një paraqitje të shpejtë në serialin e Mbretërisë së Bashkuar “Geordie Shore” në vitin 2017 – dhe Afrojack – emri i vërtetë i të cilit është Nick van de Wall – u martuan saktësisht dy vjet pasi u lidhën dhe 10 muaj pasi njoftuan fejesën e tyre në dhjetor 2019.Elettra dukej e mahnitshme me fustanin e bardhë sirenë me dantella lulesh dhe detaje me perla nga Galia Lahav, pjesët Couture të së cilës variojnë nga 7,000 dollarë deri në 20,000 dollarë.Ndërkohë Afrojack, i cili zgjodhi një kostum klasik të zi, i puthte butësisht dorën gruas së tij të para se ata të deklaroheshin të martuar.Midis të ftuarve i pranishëm në ceremoni ishte DJ David Guetta, i cili ndau pamje nga damsa dhe fishekzjarrët në Instagram.Babai i Elettra-s, Tonino Lamborghini ishte gjithashtu i pranishëm i veshur me një kostum gri.Afrojack ka qenë i lidhur me Paris Hilton për gjashtë muaj në 2012, u shfaq në këngën e Guetta-s Hey Mama 2015 si dhe atë të Pitbull Give Me Everything në 2011.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *