• |
ide | kryesore

“Ilaçet mund të kushtojnë deri në 600 mijë lekë të vjetra”, farmacistja ndan shqetësimin me kryetarin e Partisë Demokratike

Lajme, Të fundit

Shpenzimet për paketën e plotë të ilaçeve kundër Covid-19 mund të shkojnë deri në 500-600 mijë lekë të vjetra. Këtë konstatim ka bërë përpara kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një farmaciste në Durrës. Gjatë takimeve me bizneset në Durrës, kryedemokrati Basha është ndalur te një farmaci për të diskutuar mbi kushtet e vështira që pandemia ka imponuar.

Nëse pacienti ka nevojë për oksigjen, farmacistja është shprehur se aparati i oksigjenit kushton 800 euro. Ajo ka pranuar se shumica nuk kanë mundësi ta blejnë aparatin. Për të lehtësuar qytetarët nga kjo barrë, Basha ka deklaruar se PD ka propozuar që çdo i sëmurë me Covid-19 që trajtohet në shtëpi t’i rimbursohet 100% fatura e kurimit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu