• |
ide | kryesore

‘Ilir makinisti’/ Meta i përgjigjet Ramës: Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta reagon pas statusit të kryeministrit Edi Rama, i cili shkruante se “programi i PD është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”. 

Kreu i Shtetit i bën thirrje Ramës të lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit, ndërsa shton me tone të ashpra se nuk ka formulë e marifetë që e shpëton kryeministrin nga data 25 prill.

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shprehet Meta.



4 Comments

  1. Lulzim Basha ndërkohë, duket se i ka “harruar” dhe vetë personalisht nuk është duke u marrë më me “oligarkët”, duke ua lënë këtë detyre mediave dhe njerëzve pranë tij, që i “ngacmojnë” herë pas here.

    Nja dy vite më parë, ai nisi një fushatë agresive ndaj tyre, me deklarata pothuajse të përditshme.

    Në atë kohe u përfol, se në fakt kjo ishte një fushatë gjobëvënie.

    Dhe në fakt, duket se kështu ka qenë, pasi Lulzim Basha u bë me katër vila, dy në Tiranë e dy në bregdet, në Hamallaj.

    Bizneset e kunatit të vet ndërkohë, kanë lulëzuar.

    Efekti i sulmeve e dha efektin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *