• |
ide | kryesore

Justin Bieber feston përvjetorin e parë të martesës: Hailey Bieber jam kaq me fat që jam burri yt

-Instant, Paparazzi, Slider



Hailey Bieber dhe Justin Bieber kanë  festuar së fundmi pervjetorin e tyre të parë të martesës.

Dyshja i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në New York në shtator 2018 para gjykatësit, vetëm dy muaj pasi Justin i bëri modeles  propozimin  në Bahamas. Një vit më pas , në 30 shtator 2019 ata bën dasmën  në Karolinën e Jugut.Përmes një postimi në rrjetin e tyre social, Instagram, cifti ka postuar foto nga martesa duke i bërë dedikime njëri tjetrit.“1 vit më parë bëmë dasmën më të bukur!”- shkruan Hailey në Instagram, duke postuar një foto bardh e zi nga dita e madhe. “Do të doja ta jetoja këtë ditë pa pushim”.Justin nga ana tjetër e uroi  Hailey-n   duke i premtuar dashuri, mbështetje e përkushtim gjatë gjithë jetës.“Hailey Bieber jam kaq me fat që jam burri yt! Ti më mëson kaq shumë çdo ditë dhe më bën një njeri kaq të mirë! Unë do jem i përkushtuar për pjesën tjetër të jetës tonë për të bërë të ndihesh gruaja ime siç Zoti ka caktuar! Zemra ime do përpiqet të arrish të gjitha ëndrrat e tua më të mëdha! Unë premtoj se do të të vë gjithmonë në radhë të parë, për të udhëhequr me durim dhe mirësi !! Gëzuar përvjetorin vajza ime e bukur, e ëmbël”, ka shkruar ai.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *