• |
ide | kryesore

Krahasimi/ Sa fituan oligarkët me pushtetin e Ramës?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një argument më shumë se fëminor për të bindur lexuesit e Facebookut të tij se në qeverisjen e vet nuk janë favorizuar oligarkët.

Përmes një postimi, ai ka ofruar disa shifra krahasuese sipas të cilave, nga viti 2006- 2013 bizneset e mëdha kanë paguar 13 miliardë lekë taksa ndërsa nga 2014- 2019 kanë paguar 39 miliardë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë krahasuese, e cila tregon fare qartë se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin që diçka të mbetet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Por kjo tabelë me ngjyra në fakt nuk do të thotë asgjë. Për një arsye të thjeshtë, se akuza për qeverisjen e Ramës është se ai e ka përqendruar ekonominë në pak duar klientësh të vet. Dhe nëse këta të paktë marrin çdo tender, çdo punë publike dhe çdo oportunitet që ofrohet në këtë vend, dihet që ata që fitojnë shumë do paguajnë edhe më tepër taksa. Problemi është se pasuria e tyre, në raport me pjesën tjetër të shqiptarëve, është rritur dhe pabarazia është thelluar.

Rama i shqetësuar: Po shtohen thirrjet për djegjen e bizneseve dhe shtëpive të “oligarkëve të urryerr”

Kush e mban mend fushatën e Rilindjes në vitin 2013, ajo u bazua në një premtim kyç, taksën progresive. e cila do të përmbyste kurbën e pabarazisë. e cila atëherë sipas Ramës ishte në këto shifra: Vetëm 5 % e shqiptarëve kishin po aq pasuri sa 95% e pjesës tjetër të popullsisë. Por, gjatë qeverisjes së Rilindjes ky hendek është bërë më alarmant. Sipas raportit vjetor të agjensisë të depozitave rezulton se 3.2% e shqiptarëve zotërojnë së bashku rreth 4.1 miliardë euro depozita bankare. Pjesa tjetër prej 97% e individëve, e marrë së bashku, zotëron rreth 3.2 miliardë euro.

Rama, kirurgu estetik i oligarkëve

Natyrisht në këtë rritje galopante të pabarazisë nuk kanë ndikuar vetëm politikat aspak të ndershme të taksimit, por edhe pasurimi marramendës i një grupi të vogël oligarkësh, shumë pranë pushtetin që po rrëmbejnë pothuajse çdo pasuri të vendit. Sipas një Raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit për 2018, theksohej se gjatë kësaj qeverisjeje vetëm 11 oligarkë kanë fituar plot 2100 tendera.

Pikërisht ky akumulim i pasurisë kombëtare në vetëm disa duar, i ka bërë shumë institucione të huaja të ngrenë zërin. Pikërisht kjo e bëri Gjykatën Europiane të Auditimit, të mbërrinte në përfundimin se në Shqipëri 1 në 3 tendera është i dyshimtë.

Dhe e gjitha kjo po ndodh nën qeverisjen e së “majtës”, që pretendon se i ka marrë frymën me taksa oligarkisë.

©Lapsi.al



24 Comments

  1. Galloshes se Surrelit ashtu siq i perdridhet suma mendon se duhet perdredhur dhe gjuha. As njeri se ha sapunin per djath aq me keq kur e sevir nje injorant llapaqen si Edvin droga.

  2. Kjo tregon faktin se oligarket kane mare cdo investim dhe normale qe ata do paguajne me shume.Po e ilustroj me qytetin tim. Ketu cdo investim te madh e mori nje individ i falimentuar para 2013 por ne emer te firmave prane qeverise Rama.Kuptohet qe kjo firme do paguante me shume pasi i thithi gjithe investimet e qytetit biles pa tender dhe me cmime trefish nga normalet. Keshtu qe kjo firme do paguaje sa per 30 a 40 firmat qe punoninne kohen e Berishes.Te fala Ragami

  3. Oligarket, apo shkurt perftuesit e tenderave e koncesioneve, jane e vetmja shtrese shoqerore qe ka perfituar ekonomikisht nga kjo Ramqenef-qeverisja!
    Asnje shtrese tjeter, absolutisht asnje, nuk ka perfituar tjeter vec varferise shtuar nga kjo Ramqeveri.

  4. Para se te thuash sa kane paguar thuaj sa kane mare nga shteti dhe mundesisht bej perqindjen sa kane paguar mbi sa kane mare dhe krahaso keto shifra 2009-2013 dhe 2013 – 2017.Se deri tani me shifrat tende s’del gje.Me kujtohet nje ekspozite e sukseseve te Enverit per bujqesine. Ne ate eksposite krahasoheshin vitet 1939 dhe viti 1980.Nunuri total i vezeve ne 1980 ishte shume me i madh se prodhimi i tyre me 1939 ,por po ti pjestoje vezet me numurin e banoreve ne vitet respekktive dilte qe shqiptaret hanin me shume veze ne 1939 se me 1980 pasi numuri i banoreve ishte shume me i vogel ne 1939 ne krahasim me 1980. Pra si gjithollog qe je trego ato raportet qe kam cituar me lart dhe do shohesh qe je totalisht gabim.Dhe pastaj vazhdo avazin tend te genjeshtrave.

  5. Kjo verteton edhe njehere se si i konsideron zgjedhesit ky hajdut i paturp; si nje turme injorante qe beson cdo genjeshter te thene ne 3D dhe te promovuar nga Top Channel. Edhe nje nxenes i fillores do bente arsyetimin qe meqenese paskan paguar me shume taksa (gje qe duhet verifikuar se ky nuk njeh komunikim tjeter pervec gjenjeshtres), atehere del qe paskan perfituar shuma teper te larta. Duke shtuar edhe faktin qe oligarkeve u jane bere leshime dhe zbutje taksimi (si ajo e dividendeve), del qe perfitimet e tyre kane qene te llahtarshme. Sa shume do te donte cdo shqiptar te marrte tendera te fryre fiktivisht dhe pastaj te paguante taksat per kete shume. Kjo i ngjan asaj qe that mesuesi i anglishtes qe mbulon financen-Ahmetaj, qe “shqiptareve nuk do t’u kushtoje asgje, sepse do paguhet nga buxheti i shtetit’. Ky eshte koncepti i shtetit qe ka kjo bande ne pushtet!

  6. Lulzim Basha ndërkohë, duket se i ka “harruar” dhe vetë personalisht nuk është duke u marrë më me “oligarkët”, duke ua lënë këtë detyre mediave dhe njerëzve pranë tij, që i “ngacmojnë” herë pas here.

    Nja dy vite më parë, ai nisi një fushatë agresive ndaj tyre, me deklarata pothuajse të përditshme.

    Në atë kohe u përfol, se në fakt kjo ishte një fushatë gjobëvënie.

    Dhe në fakt, duket se kështu ka qenë, pasi Lulzim Basha u bë me katër vila, dy në Tiranë e dy në bregdet, në Hamallaj.

    Bizneset e kunatit të vet ndërkohë, kanë lulëzuar.

    Efekti i sulmeve e dha efektin.

  7. Vetem per oligarket ka punu qeveria. Nuk ka leju asnje kompani nga jasht te futet ne shqiperi, sepse ndajn paret me oligarket

  8. Dmth rama qe vuri taksen progresive eshte pro oligarkeve dhe burre i keq.
    Lulzimja qe pagoi $670 000 cash pa e dhene burimin, qe shtoi 4 vila vitin e fundit, qe do me vu 9% takse per te gjithe, eshte burre i mire.

  9. 3 pyetje ngrihen lidhur me zgjedhjet:

    1) A do ia marri ne goje Elisa Spiropali, Frida Kahlo e partise, kryetarit?

    2) Cilin do parashikoje Mona fitues?

    3) A do fleje Luli me Edin ne nje krevat apo do flene te ndare?

    Keto pyetje duhet te ngrene analistet tane!

  10. Ramuti do manipuloj zgjedhjet dhe do vjedhi votat siç ka bere edhe me perpara.

    Pyetja eshte çfare do bej Lulush Soros Hollandezi dhe opozita pas dates 25 Prill?

  11. Nqs fiton opozita dhe Lulush Hollandezi vjen ne pushtet a do kete ndeshkime te sektit Masoniko-Satanik me emrin Rilindje?

  12. Ç’fare ndryshimi do kete ne shqiperi pas zgjedhjeve ku eshte me se qarte qe plaku matuf George Soros i ka kapur te dyja krahet e politikes PD+PS?

  13. Sa para ka pastruar dhe hedhur kot Edi Rama! Normal hisen do ia u japi nepermjet tenderave ortakeve te droges! Ndertohen rruget nga peseqind here! Do i kishte bere spitalet!!!

  14. A mund t’u themi të dëbuarve përmes një gjuhe të thjeshtë se këta nuk kanë kuptuar asgjë nga procesi që po ndodh në ‘shtëpinë e partisë’ së tyre!? Këta mund të zemërohen me frazën që thashë. Por nuk e dinë pse kryhet procesi i dëbimit, proces që një ditë mund të kapë edhe vetë Lulin që këta e akuzojnë si autor. Mekanizmi është i thjeshtë: Partia Demokratike do të vazhdojë të mblidhet për ditë e më shumë ‘si një klan ose familje’.

    Në këtë rast kanë të drejtë të gëzohen si Jozi, Ben Imami, Astrit Patozi, Leka Meksi, Genc Ruli… Pse? Sepse nuk qenkan zgjedhur si pjesëtarë të ‘fisit’. Partia Demokratike është duke u zvogëluar, njësoj si fisi zvogëlohet gjatë viteve. Trajta e saj tribale është një kusht mbijetese, aq më shumë që detyra e parë e PD-së është të mbrojë ‘veprën e keqe’ të liderëve, jo të hapet drejt të nesërmes…Kater vilat I ka blere basha nga keta oligarket o shpellkaret e lulzimes e salihut

  15. Kush ia “dhuroi” Bashes benzin 130000euro dhe pse?
    Kush ja financoi Bashes shetitjet neper europe gjate protestave?
    Si i “bleu” Basha vilat ne Tirane dhe ato ne bregdet?
    Pse i nxorri Basha protestuesit nga cadra.
    Kush i financoi 670000dollare cash per lobingne USA?

    Basha eshte nje bythqir gjobaxhi qe e di qe ska per te fitu gjo dhe mundohet me kap sa te kete mundesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *