• |
ide | kryesore

“Kufiri Shqipëri-Greqi, mbyllur deri më 12 tetor”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se deri në datën 12.10.2020, mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria për në Greqi.


Përjashtohen nga ndalimi i hyrjes:


– Qytetarët Grekë, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe persona që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi;
– Kalimi i kamionave për transport mallrash;
– Hyrja e personave për udhëtime profesionale absolutisht të domosdoshme, që e vërtetojnë me dokumentat përkatëse;
– Veçanërisht për rastin e kufijve tokësorë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit;

Hyrja në territorin grek apo dhe dalja prej tij, për rastet e referuara më lart, lejohet VETËM nga pikat kufitare të kontrollit të Kakavijës dhe të Kapshticës.

Τë gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:

– Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publikë ose privatë të certifikuara në Shqipëri. (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)
– Vërtetim diagnoze në anglisht. (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit)
– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF (Passenger Locator Form), me kodin QR (në adresën elektronike https://travel.gov.gr)

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu