• |
ide | kryesore

Lleshaj: Mund të jetë dëshirë e ndonjërit që të iki, por nuk shoh asnjë motiv

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sandër Lleshaj u shpreh sonte se nuk do të largohet nga posti i ministrit të Brendshëm përsa kohë është në vullnetin e tij duke u thënë fund spekulimeve që ishin ngritur javët e fundit për lëvizje të tjera në qeveri, të ndihmuara edhe nga një deklaratë e tij që la vend për interpretime.

“Përsa kohë është në vullnetin tim unë do të jem ministër i Brendshëm dhe treguesit në terren nuk më bindin për dicka tjetër. Sot drejtoj një ministri, që mund të dalë me treguesit më pozitivë, për rendin dhe sigurinë. Për këtë arsye nuk shoh asnjë motiv për ta konsideruar këtë çështje” tha ai në Real Story.

Por kush e ngriti këtë furtunë? Lleshaj thotë se spekulimet mund të jenë halucinacione, apo dëshira të dikujt.

“Le të themi që po më jep një mundësi për argëtim të situatës për arsye se u thashë se ardhmja ime në politikë dhe qeveri nuk është tipike për shkak të formimit dhe karrierës.

Jam atipik sepse ndryshe nga shumë politikanë që luftojnë për një post të tillë, unë nuk kam luftuar, nuk kam ardhur me kredite partiake. Duke qenë se nuk ndjej asnjë lidhje organike me karrigen që ulem nuk ndjej asnjë trishtim për shkëputjen prej saj. Mund të jenë halucinacione, apo dëshira të dikujt” tha ai.



8 Comments

  1. Pse je kaq robqir mor Llesh? O burr i lig, rri ca muaj minister o skuth rri po do mbahesh mend si ministri me katil.

  2. Te rrish aty qe cke me te . dhe te mbytesh ne te zezen tende. qe cke me te. duke marre ve vete dhe gjith te tjeret ne zillikun tend. nuk eshte kaq kollaj sa mendoni…..

  3. krimi ne tirane gelon ti nderron makinat si te sheikeve me djersen e fukarait..Ti ke ardhur me merite ne fakt..ha ha ha Per cfare merite??

  4. Ky edhe me ra nga kali, do ta gjej nje gomar qe ti hypi. Mjafton te jete i hipur mbi dicka po ska rendesi. Problemi do lindi kur te hypi mbi nje HU si do ja beje…….

  5. Ti mafishe ik vetem po ta kerkoi Udheheqesi, sepse vete e ke pranuar qe detyren e ministrit e more vetem se ta kerkoi Edi Rama!

  6. Me urdher nga larg ju fluturoni jo ikni. Jeni mendereshitur e keshtu skeni gje ne dore vecse me bo zullum . Ndaj ju kan vu aty ku jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *